SHQIPĖRIA ETNIKE - PĖRKUJTIM

Telegramngushėllimi

E nderuar familje e Dr. Sabit Ukės, nė emėr tė Redaksisė tė revistės “Shqipėria etnike”, ju shprehim ngushėllimet tona mė tė thella pėr vdekjen e kryefamiljarit tuaj dhe tė historianit tė madh e tė merituar shqiptar.

Dhembja ėshtė e madhe, por kur ėshtė familjare dhe kombėtare, ėshtė mė lehtė e pėrballueshme.

Tok me ju jemi krenarė qė e patėm tė tillė nė ballė tė oxhakut kryekuvendar. Plak urtak sa real aq legjendė! Dr. Sabit Uka vdiq fizikisht, por nė kujtesėn e popullit do jetė i gjallė deri nė amshim: nė faqet e revistės tonė do tė defilojnė skenat e Toplicės tonė tė larė nė gjak nga barbarėt pushtues serbianė.

I pėrjetshėm qoftė kujtimi pėr historianin zulmėmadh Dr. Sabit Ukėn!

Pėr redaksinė “SHQIPĖRIA ETNIKE”

Bajram Vitija, drejtor

Kadri Mani, redaktor

Nė Prishtinė me nderime u varros historiani Dr. Sabit Uka

Dr. Sabit Uka

5.11.1920-2.9.2006

Studiuesi qė ndriēoi fatin e muhaxhirėve shqiptarė tė rajonit tė Sanxhakut tė Nishit

“Ndriēimit tė kėsaj ngjarje tė hidhur, dr. Sabit Uka i kontribuoi edhe me tezėn e doktoratės “Vendosja dhe pozita e shqiptarėve tė Sanxhakut tė Nishit (1877-1878), tė cilėn e mbrojti me sukses nė vitin 1993. Kėsaj kaptine tė dhembshme tė historisė sė shqiptarėve, dr. Sabit Uka ia kushtoi gjithsej 8 vepra, nė tė cilat paraqiti faktet e pamohueshme pėr etnocidin e paparė qė ekspansionizmi serb ushtroi mbi popullatėn shqiptare, qė deri atėherė jetonte nė trojet e veta etnike tė Sanxhakut tė Nishit”, theksoi Shefki Ukaj

Nga Kadri Mani

Me Dr. Sabit Ukėn nuk njiheshim qėmoti, ama nga larg e kemi adhuruar pėr veprat e tija “Dėbimi”. Kėtė vit (2006) jemi takuar shpesh: kam tentuar qė t’ia shes librat, por pak kam arritur: tek-tuk shitja ndonjė, kurse Nazmi Berisha-Dyzi pati ardhur nga Norvegjia dhe e pati blerė kompletin. 

Dr. Sabit Uka mė kėshillonte dhe mė ndihmonte edhe pėr provime:

Historia e gjuhės ėshtė edhe historia e popullit, nė kėtė pikė unė mund tė ndihmoj diēka -shkruaj! - dhe mė diktonte pyetje - pėrgjigjet e mundshme nė provimet, pėr historinė e gjuhės shqipe dhe ngjarjet me rėndėsi qė lidhen me tė.

Ndėrkaq, aty kah mesi i korrikut kur ishte te ne nė drekė, tok me bashkėshorten e vet tė devotshme, me zonjėn Emine Kasapolli-Uka, Bashkėshortes time, zonjės Shukrije Bunjaku-Mani, ia tregoi tri rregullat e kafes, kurse mua m’i diktoi pesė rregullat e odės:

Tri rregullat e kafes

1. E pyet mysafirin, jo a po do kafe, por: ēfarė kafe po do?-dhe ia bėn kafen pas kėrkesės;

2. Nuk e mbush filxhanin rrafsh, por i lė vend pėr buzė: “i paske lėnė vend pėr buzė” dhe

3. Vegėn e filxhanit ia lė mysafirit kah dora e djathtė.

Pesė rregullat e odės

1. I pėrshėndetė tė pranishmit zakonisht, shqip, me tungjatjeta, mirėmėngjesi, mirėdita etj., varėsisht se ēfarė kohe ėshtė;

2. Pėrpiqesh tė gjesh njė vend qė mendon se tė takon ty duke mos insistuar kah vendi mė i lartė, ose edhe vetė ata tė orientojnė kah vendi qė tė takon;

3. I lejon qė tė vazhdojnė aty ku e patėn muhabetin qė mė parė: burra vazhdoni ku e patėt muhabetin;

4. Nėqoftėse merr pjesė nė bisedė, pėrpiqesh me ia pėrshtatė bisedėn rastit, vendit dhe pėrbėrjes tė pranishmėve: biseda konkrete nė rastin konkret dhe

5. Kur tė duash tė ngrihesh pėr tė shkuar, mos u  ngrit derisa tė jetė dikush duke folur, por prite rastin kur tė pushoj muhabeti ose edhe shfrytėzoje rastin kur tė ngritet dikush.

 Nga Dr. Sabit Uka: 15 shprehje tė huaja dhe zėvendėsimi e tyre me shprehjet tona nė shqipe

MONITORIM-VĖSHTRIM

SFIDĖ-SPROVĖ

FOKUSUAR - THELLUAR, PĖRQENDRUAR

IMPLEMENTIM - REALIZIM, ZBATIM

PĖR MOMENTIN - TANI, TASHPĖRTASH

TRANSPARENT - HAPUR, SHESHAZI

APLIKUAR - KONKURIM

APLIKON - LUTJE, KĖRKESĖ

TENDER - ANKAND

INVOLVIM - KYĒJE, PJESĖMARRJE

MENAXHIM - PĖRDOR, UDHĖHEQ, QEVERIS

AGJENDA - PLAN NĖ SHQYRTIM

MAZHORANCĖ - SHUMICĖ

MINORANCĖ - PAKICĖ

CIMER - CIMERKOLEG, BASHKĖBANUES

Nė veprat e veta, Dr. Sabit Uka ka botuar edhe njė kėngė popullore

T’MJERT MUHAXHERĖT KAH PO SHKOJNĖ

Ēka kanė bjeshkėt qė po ushtojnė,

t’mjert muhaxhirėt kah po shkojė

nėpėr shi e nėpėr borė,

po iu vdesin thmija n’dorė,

5 Asnja udhėn s’po muj tfillojnė.

Kush a shqiptar qė ban sevap

muhaxhirėve iu ban konak,

u ndez jerm e u jep darkė,

u shtron mirė, t’ flejnė rahat,

10  prej qė janė dalė prej t’zezės shpi,

s’kanė pasė bukė qė piqet n’hi,

s’kanė pasė ēerep, s’kanė pasė kaci,

Sheh Ahmeti fjalė ka ēue:

-Mue zemra m’ka kushtue,

15  muhaxhert n’kangė m’i knue,

kah kanė ikė, kah kanė shkue.

-More mbret, thonė muhaxheria!

More mbret, more mbreti i ri,

shite Bosnjė e Rumeli,

20  a po sheh ēka u ba n’thmi?

Na kanė gri t’shkretėt sabi,

thmija s’ftofti na u kanė mėrdhi,

dath e desh n’ borė e n’shi...


Kadri Mani

NJĖ PLAK URTAK

         (Dr. Sabit Ukės)

Njė plak urtak

I gjatė-bajrak!

Nė supe i kėrrusur

Nė shpirt i rysur

Me pėrvojė i stėrvitur

         Me mundime i kalitur

Amzė bletėsh nė koshere

         Hoje mjalti pranvere

Qė bėn punėt pa potere

Orakull parathėnės

         Mbrojtės nga mishngrėnės

Ndėr sogjetore tellallėt

         Po na vijnė  kanibalėt!

Mbrojtės nga belaja

         Sa s’ka ardhur hataja

Sa s’kanė ardhur militarėt

         Me tė mprehtat hanxharėt

Rrini sus te shtėpia

         Sa s’ka arritur yrfija 

Sa s’ka ndodhur kasaphana

         Plagėt ua fashoj nėna

                     Jehonėn shtypshkronja

Dėbimet morėn dhenė

         Orakulli njėherė len!

Njė herė len dhe rrėfen

         Pėr tė gjitha kohėrat

                     Kjo vlen.

E saherė ta hamė bukėn

         Ta urojmė Sabit Ukėn

Edhe kur t’i hani pitet

         Situata mund tė pėrsėritet...

Ruajini tapitė-policėn

         Kurrė tė mos e harrojmė

                     Toplicėn!

Mė 2 shtator dymijegjashtė

         Ndryshoi moti

                     Pikon shiu pikon loti

Nė Antalia tė Turqisė

Vdiq i zoti i shtėpisė

         Vdiq babai i historisė

Bardhi i Madh qe hedh nė garė

         Me Sabitin mėsues tė parė

Pikojnė zemrat vrer e gjak

         Mos Urtakut s’i dhamė hak!?

Andaj pret krejt mileti

         Tė ribotohet

                     Kompleti.

 

/

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

/

 


Web Hosting · Blog · Guestbooks · Message Forums · Mailing Lists
Allwebco Web Templates · Build your own toolbar · Free Talking Character · Audio, Fonts, Clipart
powered by a free webtools company bravenet.com

Me nderime u varros historiani Dr. Sabit Uka untitled
  • Hey Webmasters! Get a free website with holiday themes - Get it NOW!