|
|
|
|
|
|
Gjivlashi Rights Attached Message
I dashur Petraq Te falenderoj
shume per librat qe me dergove, por me shume te falenderoj per kenaqesine e
vecante qe me dha leximi i shenimeve te udhetimit, "Vise dhe njerez
perendie". Kisha kohe pa lexuar ndonje gje qe
te me emociononte vertet, aq sa me dukej se shpirti me ishte thare...
Pa dashur te nenvleftesoj librat e tjere, me duket se ky eshte libri yt me i
mire. Nje liber i shkruar me ndjenje nga fjala e pare deri tek e fundit. Deri me sot s'kam ndeshur ne asnje shkrimtar a poet qe ta
pershkruaje me kaq dashuri vendlindjen e vet. Nje liber si ky mund te
shkruhet vetem nga Petraq Pali, shpirti i te cilit eshte plot me dashuri per
vendlindjen dhe njerzit e vendlindjes se vet. Eshte kjo
dashuri qe e ben mendimin te buroje e gjuhen te rrjedhe me nje lirizem te
pashoq. "Vise dhe njerez perendie" eshte nje udhetim i
mrekullueshem, te cilin do ta kishte zili kushdo. Perkthyer me fjale te tjera
do ta quaja: "Nje udhetim neper parajse". Cdo
pershkrim ne te i ngjan pershkrimit te parajses. Ate e ben te tille
prirja e autorit vetem drejt te mires, te hirshmes, te bukures, madheshtores,
te magjishmes, engjellores, shenjterores. Petraq
Palin nuk e ngacmon egersia e e detit e terbimi i tij. Ai
pikturon kaltersine dhe shkumen e valeve qe i ngjan buzeqeshjes. Petraq Palit nuk i interesojne veset e njeriut. Ai ben objekt te penes se tij vetem virtutet. Nuk shikon ato qe na ndajne e na largojne nga njeri tjetri, por
ato qe na bashkojne me njeri tjetrin. Ai i kalon
anash braktisjes se dhimbeshme te fshatit, dhe ndalon e evidenton bukurine
arkitekturale qe kane derdhur ne te mjeshtrat e dikurshem. Petraq Pali eshte i prirur drejt drites, drejt asaj qe eshte e
gezueshme, drejt jetes se gjalle. Edhe kur loton,
duket se loton prej gezimit. Madje edhe kur flet per te vdekurit, ke
pershtypjen se ai i trajton ata si te gjalle.. Vendet qe pikturon jane perallore, karakteret e shumte qe skicon
e portretizon, jane te mrekullueshem. Me te vertete do ta quaja :
"Nje udhetim neper parajse" Te faleminderit per kenaqesine qe me
dhe! Spiro Gjikondi Disa fjale per librin "Vise dhe Njerez Perendie" dhe
per vete autorin, Z. P. Pali Shenime Udhetimi
Nga A. Bacelli Asnje mjet tjeter ne bote nuk e ka fuqine
e librit i cili mund te na shpjere prapa ose para ne kohe, mund te na shpjere
ne hapsirat e pafund dhe ne labirinthet plot mistere, ne vende qe kurre si
kemi pare pare dhe kemi shkelur, qe mund te na beje banor te nje planeti
tjeter apo te na hape dyerte e parajses dhe sketerres,...apo te takojme dhe
bisedojme me njerez madheshtore qe nga lindja e jetes ne toke e deri me sot;
ne mund te takojme Adamin dhe Even, mund te flasim me babain e botes
Abrahamin, mund ti japim nje gote vere Omer Kahjamit apo ta ftojme per nje
kafe Shekspirin dhe te mundim duarte me Heroin tone kombetar, Skenderbeun... Dhe me kryesorja, ne
mund te flasim me Perendine. Prandaj librat jane
vleresuare aq shume qe nga lashtesia e deri me sot sa me te vertete mund te
thuhet qe librat jane me shume se libra, ato jane vete jeta jone. Librat jane mbartese te civilizimit. Pa Librat, historia
do te qe heshtje, literatura e shurdhet, shkenca sakate, mendimi
dhe arsyetimi do te qendronin ne vend. Kjo eshte aresyeja qe une shpesh ulem dhe shkruaj
per librat qe me pelqejne dhe them, ja edhe nje gur ne murin mbrojtes te
civilizimit qe te mos shkaterrohet nga vetja e saj. Guret mund te jene
te vegjel apo te medhenj, te bukur apo te shemtuare, gure te brendshem apo
gur qosheje, gure te gdhendur apo gure te hedhur e te harruare,..ama
jane gure muri. Ustaj eshte perendia e ketij muri mbrojtes
pasi edhe guri me i forte dhe me i bukur do te ngelej vetem gur dhe kurre
s'do te mund te behej mur pa pranine e tij prandaj une sa here prek keta mure
nuk harroj te shpreh bashke me habine e mrekullise qe ndjej edhe
falenderimin e zemres per ustane, pamvarsisht nese ai eshte nje usta-ustaj,
thjeshte nje usta apo qe kerkon te behet i usta. Nje nga keta libra qe me ka lene mbresa
te jashtezakoneshme, eshte libri me i ri i Z.Petraq Pali, Vise dhe Njerez
Perendie, shenime udhetime, ne te cilin ai ka mbushur faqet e librit me
frymemarrjen e mushkerive te tija, me pulsin e zemres se tij e
cila rreh tere kohen e kurdisur nga zembereku i dashurise
qeparotase dhe bregdetase per Viset dhe Njerezit e Perendise. Rralle une kam hasur kaq dashuri dhe mall per vendlindjen e
tij sa tek ky liber qe te mban tere kohen me te papriturat e kendeshme te nje
udhetimi qe gershetohet kaq bukur ne kohe; me te
shkuaren jo te larget dhe te sotmen. Nje liber qe te
shpalos perpara syve tere bukurite e Bregut dhe te ben te jetosh atje edhe pa
i shkelur kurre ato Vise Perendie. Aty mund te takosh njerez e
karaktere te ndryshme sic jane vete njerzit dhe qe do te ngelen ne mendje per
nje kohe te gjate sepse te 'gdhendur' bukur nga usta Petro Pali. Petrua se bashku me nje cift amerikan dhe
me nipin e tj, bejne rrugen Amerike - Shqiperi por ai ndalet vetem ne
pershrimin e Bregut te Detit, Rivieres dhe Perles se natyres shqiptare. Libri eshte i lidhur mire dhe me nje pamje te
bukur ku shkrihen ne nje imazh te te vetem plot drite te shtate ngjyrat
e ylberit dhe ku, dy dritat e famshme te Bregut; bluja e detit dhe e
gjelberta e Bregut spikasin mbi te gjitha te tjerat dhe ne kete pamje
fantastike ne dallojme det, fushe, breg, mal, lugina dhe shtepi fshati qe nuk
besoj te kete patur me shume Kopshti ne Eden. Eshte kjo Pamje speciale e gjetur qe e shton shume edhe
kersherine e te kerkuarit dhe per kete zgjidhje duhen falenderuare botuesi
Spiro Dede me Zonjushen e kendeshme, redaktoren Suela Kolpepaj. Te mos harrojme qe Petraqi me bujarine e tij tipike bregase, kete
liber si edhe tre librat e tij te me parshem, nuk i ka nxjerre ne shitje por
i ka falur neper miq e shoke. Me kete rast edhe une
jam nje nga ata qe me eshte dhuruare dhe gjej rastin ta falenderoj
publikisht. Por le te hyme pa vonese neper faqet e
bukura te librit qe jane si lendinat e blerta plot drite e hije te Qeparoit
dhe te kenaqemi me hijeshine dhe freskine e tyre pas nje dite me djell
pervelues te New Yorkut. Sapo hapet faqja e pare dhe Petraqi na shpje direkt tek porta
veriore e Bregut ku "nje benz, tip vene, i modelit te vitit 1986, gjitej
me veshtiresi duke gulcuare ne te perpjeten e Llogarase." Petraqi, i rrethuare me disa miq e shoke midis tyre dy amerikane
qe kishin erdhur per te pare vendin e P. Palit, shikon syte e miqeve. Kur vena arriti ne maje te Llogarase, nga ku dukej tere Bregu dhe
Himarra, cifti amerikan i mrekulluare dhe befasuare ngriu nga bukuria.
Petraqi i magjepsur dhe permallur per vehte na thaote, "Bukuria e ketij
vendi dhe bluja e detit Jon nga asnje penelate nuk mund pershkruhen Atje
jane te gjitha ngjyrat e Ylberit, ajo eshte Yllesi!...kridhu
ne ujrat e detit Jon dhe thuaj, lerme o Zot te rroj." Keshtu
fillon tregimin e tij Petrqai, i cili tingellon si nje poezi e embel qe sa
vjen dhe behet me e shijshme e marramendese. Me pas
ai pershkruan me detaje tere rrugen duke na futur neve ne nje parajse qe e ka
emerin Palase-Dhermi-Himarre-Spile -Potam-Vuno- Rrefimin e ben akoma me te bukur
humori i Petraqit qe eshte nje me te dhe qe nuk i ndahet per asnje cast. Ai
rrefen rrugen me detaje por nuk harron qe ne c'do kthese rruge, ne c'do breg
kodre, ne c'do vend ku shkelin te mos tregoje nje episod te shkuare i cili
mund te jete komik apo edhe dramatik sipas rastit. Miqte e
tij amerikane shpesh befasohen nga tregimet e tij qe kurre ne jete nuk mund
te kene degjuare gjera te tilla. Psh ne faqen 17 kur ata kishin arritur
ne nje vend ku i ishte cpuare dikur goma a motorrcikletes dhe me vete
kishte Perlatin, nje doktor nga Tirana qe e kishte shume shok dhe qe me
kete rast ai ishte shoferi i Petros dhe miqve te tij, i thote. ,"A e mban mend kur na u shpua goma e motorrit, c'hoqem?
Komardarja e rrotes se pare kishte patur 27 vrima te ngjitura me pulla te
ftohta dhe Zoti na ka shpetuare pa thyere
koken!" Mjafton vetem ky detaj per te treguare te
kaluaren kur Petraqi si pergjegjes sektori ne ujrat e Vlores kishte nje motorr
per punen dhe qe shteti komunist i asaj kohe nuk te jepte asnje pjese
kembimi qe ta mirembaje motorrin, pasi keshtu qe e tere jeta jone, c'do gje
mungonte, mungonin ushqimet qe ishin vete jeta e njeriut e jo pjeset kembimit
per maqineri. Vetizolimi ishte nje vetshkaterrim
kombetar. Ne kapitullin e trete Petrua na shpie tek
futbolli dhe skuadra e tij e zemres Flamurtari. Ai pershkruan me dashuri
lojtaret duke e nderthurur jeten e
tyre me politiken e cila, shume nga me te miret e tyre, i sakatosi, i burgosi,
i internoni... vetem e vetem se ata ndihesh shume te lire ose ishin te aferm
te atyre te medhenjeve qe binin nga karriget Olimpit Komunist. Vete Petrua ka qene anetar i ekipit te futbollit te Vetetimes se
Himarres. Tek kapitulli i katert ai merret me miqte
e tj nga Amerika tė cilet vetem ne nje pjese te rruges qe kishin bere
harxhojne 10 filma fotografike me mbi 350 poza! Gje qe tregon se
natyra e Bregut i kishte magjepsur. Dua te ndalem tek kapitulli peste per nje
moment dhe tu tregoj se cfar me ndodhi teksa isha duke lexuare pjesen
"Komisar Kocka" qė eshte fantastike dhe qe une kam qeshur si
asnjehere ne jeten time. Kete pjese me ra rasti ta lexoj
ne autobuzin nr. 44 tė linjes Staten Island
Mall - Staten Island Farry. Ishte dita e premte e dates nje Prill qe
per ne shqiptaret eshte dita e genjeshtres dhe per amerikanet eshte "all
fool's day." Per mua do te qe tamam dita e 'c'mendurise' sime. Autobuzi ishte plot e perplot me njerez dhe nje
qetesi e admirueshme sic eshte shpesh ne keto udhetime ne Nga tregime te tilla me shume humor,
libri eshte pershkruare i teri.Fantasike jane te gjitha tregimet qe
nderthuren me te kaluaren komuniste si "Pagesa e Frikes" apo
"Barbara Goli." Sarkazma e P.Palit ngrihet deri ne qiell per ate regjim qe i
ktheu njerzit ne robote te punes duke i cvleftesuare si njerez e karaktere,
qe nuk mendonin, nuk cafqnin deshira, nuk argetoheshin, nuk ....., e nuk-et
vijne pa fund sepse per c'do gje duhej thene E DI PARTIA. Humori i Petraqit eshte i
jashtezakoneshme dhe e dini pse? Sepse ai ngrihet mbi tragjikomendite e jetes
se disa njerezve qe vertete rrojne ne viset e perendise por qe nuk jane
njerez perendie. Ironia e tij per keta njerez
kthehet ne nje sarkazem therese qe vjen e mbarset me fuqine terheqese te
manjetizmit te tokes dhe merr dhene...si nje termet i fuqishem qe shkund
gjithecka por qe rrezon vetem ngrehinat e vjetra nga ku del tymi i zi qe si
per inat kerkon te mbyte njerzit e Perendise, por a mundet dot valle?
Kurre jo. Humori si gjuhe nderkombetare
njihet dhe shkruhet kaq mire nga Petraq Pali sa do t'ja kishte zili edhe
ai qe e ka shpikur. Ne themi shpesh qe qeshim nga gezimi
por Petraqi thote se ne gabojme. Ai
me librin e tij "Vise dhe njerez Perendie" na meson qe ne qeshim nga
dhimbja, eshte ajo dhimbje qe ne ndjejme per njerzit e liq qe na rrethojne
dhe qe na luftojne dhe qe ne duke u mbrojtur i vrasim per dite me humorin
tone... Tjeter veti e Petraqit ne kete liber eshte dashuria e tij e
madhe per vendilndjen,sic e thashe qe ne fillim,
dhe per natyren e Bregut te Detit. Ai ne c'do faqe na keshillon:
"Veshtrojeni natyren e vendit tuaj pa pushim, dashurojeni ate, qendroni
afer saj dhe ju kurre nuk do te bini ne mekat." Petraqi eshte kaq shume i lidhur me fshatin e tij
sa nuk e teproj nese them qe sa here une mendoj Petraqin, mendja me shkon tek
Qeparoi dhe sa here une mendoj Qeparoin, mendja me shkon tek Petraqi.
"Une,- thote Petraqi, - po nuk pashe c'do dite
nje fije Nje veti tjeter e jashtezakoneshme qe na ben optimiste dhe na jep
kurajo ne jete eshte gezimi te cilen Petrua e sjell me bollek ne faqet e
librit sidomos ate e gjeme ne takimet e miqeve, shokeve, fshatareve dhe te
njohurve te cilet qajne nga malli dhe gezimi kur takohen pas nje largesie
kohore realitivisht te gjate. Ai i ve kapakun kesaj pune kur ne nje vend te
librit thote: "Perderisa ne te kemi shok gezimin, te na haje m.. hidherimi." Cifti
amerikan patakset kur shikon qe te gjitha pritjet, darkat, drekat dhe c'do
gje tjeter per miqte behen falas e me gezimin me te madh sic e ka ne natyre
shqiptari i ndershem. Ky cift kete zakon as e ka pare dhe as e ka degjauare
ndonje here! Armiqte e tij dhe te shqiptareve Petrua i
satirizon, i tall bile edhe i peshty ne surrat. Une e kritikova Petron per kete pasi i
Jati, i ndrituri Janko Pali, ishte krejt ndryshe, ai armiqte e vet i
zinte shoke dhe keshtu qe ai nuk kishte kurre armiq pasi ata i shkaterronte
totalisht me kete menyre. Kurse Petraqi nuk e ka kete parim ose me mire e
njeh kete fuqi cudiberse te te jatit por ai mendon si J.F Kennedy kur
thoshte: "Harrojni armiqte por kurre emerat e tyre." Per kete Petrua mban gadi kujtesen se mos i shpeton ndonje armik
nga defteri i tij. Grate. Petraqi ka moton se "Perdersa jeta
ne toka ka erdhur nga grate, ne duhet ti shperblejme ato me perkedhelime dhe
ti kenaqim." nga ana tjeter ai ironizon per grate se "i kam dashur
dhe i dua por kurre nuk munda ti njoh..." Kjo shprehje me
kujton A. Johnson qe ka thene se "Ne burrat zbuluame Ameriken, polet e
tokes, gjetem Indine, shkuame ne Hene e do shkojme ne Mars e kudo ne gjithesi
duke pare dhe zbuluare pa pushim shume gjera por ate qe e mbajme ne krevat
s'mundem ta njohim dot." Tek grate Petrua eshte shume i sinqerte, i
dua te thote pa pike turpi, pse ta fsheh? Grate jane te bukura
dhe jane bere qe ne te harrojme shemtimin e dites...Vdekte kush nuk i pelqen
grate! Kur une i thashe se shume mire qe ti pelqejme por shume keq
nese i deshirojme se ato jane per dike tjeter...Ai ma preu me
sepate,"... une kurre ne jeten time si kam rene ne qafe ndonje gruaje,
le te dale ndonje e te thote se me ka gacmuare Petrua dhe une e vars vehten,
por,..." Dhe Petrua heshti nje cope here, me
pas ai me tha: "Une kam patur shume gra ne jeten time te cilat me kane
erdhur vete dhe une i kam bere te ndihen mire." Ketu nuk dita se cfar ti
them vecese i nxorra si argument qe c'do gje eshte me moshe dhe me
karakter...Por ai nuk priti qe une ta mbaroja frazen dhe tha: "Mosha e
gruas eshte ajo qe asaj i pelqen dhe mosha e burrit eshte ne kandar." Nuk dua te le pa permendur edhe xhestin patriotik ne radhe te
pare dhe pastaj human te Petros me ciftin amerikan. Te cilet ne fund te
udhetimit, vendosin qe te ndertojne ne Qeparo nje shtepi pushimi. Pa mendoni
per nje cast sikur te gjithe ne emigrantet shqipetare te vepronim si Petrua,
cfar do te ndodhte? Shqiperia do te lulezonte dhe
behej nje kopesht me lule qe do ta kishte zile edhe vete Parajsa. Ja Qeparoi !
Ja Qeparoi !
- bertita une i malluar - - Ja mrekullia !
Dhe nga syte me
rrodhen dy pika loti. Dhe ata me ngelen per nje ēast
te fiksuar mbi qeparizat e Lekekondit, varrezat e
fshatit ku kam varret e prinderve, te
gjysherve, te motres sime dhe te vellait tim
(fragment nga libri ) KĖNGA, GAZI DHE VAJI I NJĖ
"TRUBADURI"
(Duke lexuar librin "Vise dhe
njerėz perėndie" tė Petraq J. Palit ) Nga Vasil QESARI
Ka nje kopertine vertet mjaft te bukur
libri i porsa dale i Petraq J. Palit "Vise dhe njerez perendie".
Dhe ishte kjo arsyeja qe, pa e hapur fare ate, ndenja per pak ēaste dhe i
kundrova ato, duke menduar e sjellur ne imagjinate, si nene jehonen e nje
simfonie vagneriane, shume kujtime dritheruese, shoqeruar me plot mall te
thelle e plagoses. Jane, ne faqen ballore te ketij libri,
tri fotografi nga Qeparoi. Ose me sakte nje
"collage" fotosh. Qeparoi i pare nga lart, ndofta nga
Lizikoi - aty ku dikur kishte mjaft vreshta - me rrushin e te cilave behej
raki e mire dhe vere e kuqe flake si "zjarri". Qeparoi,
nga ku duket fshati i vjeter maje malit, si nje shqiponje ulur mbi shkemb e,
poshte tij, fusha e gjelber e cila perfundon e ndalet e mahnitur aty buze
dallgeve, ndofta nga bukuria e nje deti te rralle ngjyre zmeraldi. Pastaj, "shkrire" me
ato, eshte nje foto tjeter me Qeparoin e ri, te ndertuar ne fushe, aty ku
perseri, deti i kalter dhe plazhi me gure te lemuar e te bardhe bore nga
kripa e detit, te fton ne ujerat e tij te fresketa. Nje foto me detin,
brigjet magjepsese e malet qe lartesohen mbi te. Tri foto, pra, te cilat paraqesin, plot ngjyra e drite, nje nga mrekullite shumta te
Bregdetit te Himares: vise te denja per "banesa perendish" ku,
dikur, jetonin po njerez "perendie" e ku, sot jeta ka ndalur,
thuajse ajo te jete "lodhur" nga magjia e peisazheve per t'i thene
keshtu Kohes: NDAL se, me bukur se kaq, s'ka
Pikerisht, keto mendime mbushur me
plot sentimente malli e nostalgjie, me provokoi ky liber te cilin Petraq
J.Pali me rrefenjat e tij, na i ben edhe me te dashur e me te enderruar,
shoqeruar me betimin qe dikur i kemi bere vehtes se: Do te kthehemi aty nje dite ! Do te kthehemi, qofte edhe duke rojtur ne nje
barange te vjeter e duke ngrene buke me djathe e lakra me vaj ulliri. Per te
ndjere, pikerisht, ate "ajer e kozmos perendish" e, per te thithur
me mushkerite tona ate fllad te fresket me jod deti. Per te pare e jetuar ne
ato vise te bekuara e per te ndjere sa me afer, pranine e atyre qe s'jane me
e qe prehen aty, ne varrezen e rrethuar me qeparize te larte, ne Lekekond.
Aty ku prehen te dashurit tane e ku do te leme amanet te na shpien edhe ne,
pas nje jete iluzive qe deshiruam te ish me e mire, por qe na shoqeroi me
plot brenga e pengje edhe neve pasardheseve te atyre qe s'jane me
Petraq J.Pali, ky
"trubadur" i ēartur cili u kendon e do t'u kendoje pa ndjere kurre
lodhje, gjer ne vdekje, pikerisht dashurise per keto vise te krijuara enkas
per "perendite", ne kete liber na shpalos edhe nje here mallin,
mbresat dhe kujtimet e udhetimit te tij ne Bregdet e Qeparo. Jane ato, ne nje
fare menyre, jo vetem te tij por edhe kujtimet tona, ( pra
te atyre qe kane lindur ne ato troje ), si edhe te te tjereve qe ndofta nuk i
njohin ato, por qe mund t'i zbulojne duke lexuar rrefenjat terheqese te ketij
libri. Ndaj them se, gjithsesi, kush me mire se Petraqi ky
"trubadur" himarot, do te mund te na rrefente ato ndodhi te cilat
ai i pershkruan ne librin e tij ? Ndodhi
te rrefyera me gaz e vaj. Here me shpoti e ironi e here me nje
ngazellim e dashuri plot plage "homerike" per vendlindjen e tij?...
Ajo qe me ben
pershtypje duke lexuar ngjarjet dhe pershkrimet e ketij libri, eshte mbi te
gjitha diēka qe do t'a cilesoja si te "veēante". E kam fjalen per sinqeritetin shembellor e teper prekes te
rrefyesit. Nje sinqeritet i adhurueshem ku ze vend e merr fryme nje
zemer e madhe. Nje zemer prej adoloshenti, e cila here-here
nuk arrin t'i permbaje dot hovet e shperthimet e shpirtit e krahas tyre dhe,
pikellimet e gezimet, habitjet e shperthimet, vleresimet e ēgenjimet, shakate
e qyfyret. Nje njeri kompleks, here si nje
gjimnazist i dashuruar marrezisht e, here te tjera si nje plak qe ka rrojtur
njeqind vjet. Here, nje person i
"kultivuar" e here nje "sarahosh". Eshte ky,
Petraqi. Petraq J.Pali, te cilin vetem "vdekja" do t'a ndreqe nga qyfyret
e tij te pa fund
Fjalet, gjuha e
ngjarjet e librit jane te thjeshta. Por nuk di pse, gjate leximit
here-here ndjeva te kujtoj universin e bile edhe"stilin"e
romancierit tone te madh nga Bregdeti, te ndjerit Petro Marko. Si shpjegohet kjo? S'dua te them natyrisht, qe Petraqi dhe
proza e tij eshte ne nje nivel me ate te "zogut te tramundanes" nga
Dhermiu por, deshiroj te shpreh mendimin se, Bregu i Detit, i ben djemte e
tij - dashnore te letersise - te shkruajne me te njejten "gjuhe".
Me nje gjuhe ku, perveē ngjyrave, diellit e detit mesdhetar, ka edhe situata,
fate e personazhe krejt te vaēante. E theksoj: krejt te veēante !... Ndaj, me te
drejte ne kopertinen e pasme te librit S. M. shkruan se, ne kete liber
arrihet te behet nje"gershetim organik e befasues i se bukures me te
shemtuaren, i natyres me njeriun, i te vdekureve me te gjallet, i vlerave me
veset, i lirise me diktaturen, i humorit me dhembjen". Subjekti i
librit ?... Mergimtari nga SHBA
Petraq J.Pali kthehet ne vendlindje. Por ai s'eshte
vetem. Eshte i shoqeruar nge nje ēift amerikan: Miss Katrina e
Mr.Stiv. Nga dy njerez qe s' kane idene me te vogel per kete vend qe quhet
Shqiperi, aq me teper per Bregdetin e Himares e, pastaj, pikerisht nga
ky"fakt i thjeshte" zene e shpalosen ngjarje e situata, rrefenja e
ndodhi, te cilat te ēojne ne te kaluaren, te sotmen e me nje fare ndrojtje e
dhembje edhe ne te
ardhmen. Materiali
jetesor i rrefenjave te ketij libri eshte aq i ngjeshur dhe i veēante, sa qe
fare mire me shume pjese te tij, mund te shkruheshin "noveleza" te
veēanta. Ngjarjet, pershkrimet, situatat e ne menyre te
veēante galeria e tij e personazheve eshte e pafund, siē eshte i pafund edhe
shpirti kureshtar e teper miqesor i vete autorit te librit. Ne te ndeshesh me njerez qe kane fate interesante, nga nje here
te ēuditeshme e paradoksale. Here komike e here
tragjike. Pothuajse te gjithe jane "njerez
perendie". Te vdekshem, natyrisht! Me
Pas leximit te
ketij libri, vertet te kendshem e qe te zgjon nje permallim te ankthshem e
nostalgjik per vendlindjen nuk di pse, si nje permbledhje e gjithe rrefimeve
te tij, m'u krijua nje imazh kaledioskopi me ngjyra te forta e verbuese e, here-here
teper ekspresive si ato te tablove te Oskar Kokoshkes. Nje tablo qe te pikon ne zemer: Mergimtari vjen, pas shume
vitesh mungese, ne shtepine e tij te braktisur. Ne
shtepizen e tij te dashur ku e njeh ēdo gur. Shtyn i perhumbuar e me
zemer te dridhur porten e rene, e cila kercet vajtueshem plot mall per te
zotin, sheh pjergullen e rene per toke, veshtron murret qe kane zene te bejne
bark, barin e rritur goxha mes pllakava te oborrit, dhe syte i mbushen plot
lot. Nje dashuri e pakufishme i gelon nga zemra per
strehezen e tij e te te pareve, paēka se ajo eshte renuar. Eshte ky nje mall e ngazellim pa kufi. Nje
dashuri, kaluar ēdo lloj tjeter dashurie. Dashuri
per vendlindjen, per krejt Shqiperine. ... Sepse kush do strehezen e tij,
pa dyshim, do po edhe aq edhe Atdheun !... Vlera te pa krahasueshme te nje libri. (Rreth librit te
shkrimtarit Petraq. J. Pali "Vise dhe njerez Perendie) Nuk ka shume kohe qe
ka dale nga botimi nje liber me vlera te medha i shkrimtarit Petraq J Pali. Duke shfeletuar kete
briland te ēmuar "Vise dhe njerez Perendie" ne
ēdo germ fjale apo rrjesht qe jane hedhur me aq menēuri ndjenjat e thella
atdhedashurije aludim shpirteror dhe moral nga autori i cili pershkruan
peisazhin e bukur Shqiptar,imagjinata ime shkon tek Petraq Pali i cili
shfaqet para meje ne moshen femijerore duke u endur kembezbathur rrugicave te
fshatit Qeparo, buze brigjeve te Jonit me shikimin e tij drejt
pulebardhave qe fluturojne ne ate det te bukur kalterosh me nje liri disi te
shfrenuar,e ai me enderrimtaren qe ta kishte ate liri te pamundur. E shikoj ate ne vitet rinore duke u
mundur qe ti futet jetes me gjitha veshtiresite e saj, kujdesi per vatren e
ngrohte te prinderve te tij patriot, largpames, liridashes, poet dhe edukator
te heshtur te brezave. E shikoj ate ne moshen madhore duke u
endur fushave te Shqiperise me motor Jawa per te siguruar jetesen e tij dhe
te familjes se tij, midis tymit dhe flakes, te dukeshme dhe te pa dukeshme
morale dhe materiale qe kishte filluar egersisht ndaj intelektualve
dhe gjithe popullit Shqiptar. E shikoj ate kodrave te Qeparoit,
Llogarase, Dhermis, Himares, Piqerasit, Sarandes,Vlores Here te qeshur dhe
here te merzitur, here te pikelluar dhe here te menduar, midis miqve dhe
shokeve te gjitha moshave, midis miqve Amerikane duke mbartur mbi shpine
hallet e jetes,dhe deshiren e madhe qe miqte e tij te jene ne Shqiperi
sa me te kenaqur,dhe per tu treguar atyre se kjo eshte Shqiperia dhe
mikpritja Shqiptare qe ju nuk e njihni dhe nuk e imagjinoni. E shikoj ate duke perkdhelur gurin,
drurin, barin e livadheve,duke qeshur me kengen e
zogjve qe u mban ison me fershellimen e tij madhengjyese. Duke
pire kafe e treguar historira te verteta te nje kohe jo shume te larget,
qė ka lėnė brazdė dhe brengė nė shpirtin e tij. Duke shfeletuar kete
liber ne dukje te thjeshte dhe simbolik, por per nga vlerat mjaft gjigand, u
kthehen edhe nje here atyre maleve, kodra, rrugica, atyre shtepive te
mrekullueshme qe Qeparoit, qe lozin dhe qeshin me valet kalteroshe te
mrekullueshmit Jon,e bej nje krahasim te tyre me grataēelat e Amerikes ku
shkrimtari i nderuar Petraq Pali ka zgjedhur per te shtyre disa vite te jetes
se tij.' Ky liber vertete eshte nje rrefim
udhetimi por ai ka vleren e nje historije mbi 40 vjeēare,nje kombonim befasues midis te
bukures dhe te shemtuares,i natyres dhe te njeriut, i lirise me diktaturen i
humorit me dhimbjen,ku pas ēdo kthese dhe ngjarje del tjetra me e bukur dhe
me e dhimbshme.
Permes pershkrimit
te ketij udhetimi qe ka bere autori ne vendelindjen Qeparo mes kalterise se
mrekullueshme dhe te pa krahasueshme te detit Jon, qe vete Perendia ja ka
dhuruar kesaj zone.me bese e burreri e me nje mikpritje te veēante
Shqiptare, krahes kesaj del qarte edhe allishverishet dhe pabesite qe kane
treguar fshinjet tane grek ndoj popullit tone,si dhe te ndonje llumi qe ka
rene pre e tyre duke u shitur per 1 dharmi,e ngritur kurthe ndaj vellezerve
te tij ne ēdo kohe,ketu del qarte apeli qe ben autori ketyre funderrirave te
kombit,qe te mos bien pre e lakmive grekofone,por te rrine largh e me
larg tyre se kur ato te buzeqeshin te helmojne, kur te japin trendafilin
ka brenda thiken etj.. Perveē ketyre ne
liber lubrifikohet edhe diēka tjeter, humori i holle qe e mban gjalle autorin
dhe lexuesin ne korent te ngjarjeve te cilat pasojne njera tjetren,sidomos te
skica "KOCKA" qe autori ve ne loje nepermjet nje ngjarje te
vertete,kuadrot e ish sistemit komunist Shqiptar,duke mos marre parasysh
pasojat qe do te kishte, sikur te zbulohej se kush ja kishte vendosur kocken
e madhe ne te vjellat e X ish sigurims i asaj kohe i cili flinte ne
hotel mes jashteqitjes nga goje nga te pirit e shumte gjate darkes. Faqet e ketij libri
lexohen me nje fryme duke ngjallur kenaqesi shpirterore dhe respect per
autorin. Ky liber vjen pas disa librave te
tjere qe autori i ka botuar si,vellimet poetike "JAM LARG"- 2001,
"NJE TUFE VJERSHES QEPAROTE"-2002,"BRONZ PERMBI STERKALE"
-2003,"ECI NEPER VITE"-2004
Ndue Hila Poet Petraq J.Pali me njė libėr tė ri : Gjėma e Madhe (novela e tregime) Petraq J.Pali kėtė verė
sjell nė duart e lexuesave vėllimin me novela e tregime Gjėma e
Madhe.I njohur dhe i pėlqyer kryesisht si poet i lirikės sė freskėt e i
dashurisė pasionante, kėngėtar i Bregut dhe i mrekullive tė tij e
,ndėrkohė, lėvrues i poezisė sė mprehtė social- politike, i tematikės
sė mėrgimit,tė Atdheut e tė Njeriut, pak kush nga pasionantėt e librit
ka mundur ta njohi e ta lexojė Petro Palin edhe si prozator.Vetėm pak muaj mė
parė ai ,pas 4-5 vėllimeve me poezi,hodhi nė qarkullim njė vepėr nė
prozė, librin me shėnime udhėtimi Vise dhe njerės perėndie.Ata qė
kanė pasur rastin ta kenė nė duar atė libėr (edhe kėtė, si gjithė tė tjerėt,
autori e ka shpėrndarė dhuratė),pa dyshim ,janė befasuar jo vetėm me bukurinė
dhe spontanitetin e rrėfimit,por mbi tė gjitha me tematikėn e pasur e tė
larmishme, me atė ndėrthurje origjinale tė kohėve e tė ngjarjeve, tė
njerėzve, udhėve e fateve.E ,nė se Vise dhe Njerės Perėndie ishte
uvertura mbresėlėnėse e kėtij autori nė fushėn e prozės, libri i posadalė nga shtypi
,Gjėma e Madhe, (albin, Tiranė,qershor 2005),pėrbėn prezantimin
dinjoitoz tė tij edhe si lėvrues i tregimit e novelės sė mirėfilltė. Tablo tronditėse,
imazhe e skena shpesh apokaliptike,njė galeri e tėrė personazhesh e
karakteresh, njė pėrplasje dhe njėkohėsisht pėrqasje dramatike mes forcash tė
mistershme dhe njeriut,mes normales dhe anormales, mes ligjit dhe
antiligjit,mes engjėllit dhe djallit, mes vlerave dhe antivlerave ,mes
qytetarit dhe pushtetarit, -e tillė ėshtė pėrmbajtja e kėtyre rrėfimeve tė
hedhura nė letėr tėrė kolorit e forcė, tėrė pasion e vėrtetėsi. Novela Gjėma e
Madhe, prej sė cilės mban titullin libri ,merr spunto nga njė stuhi natyrore
,ndodhur nė Qeparo aty nga fundi i viteve 60 tė shekullit tė kaluar.Ishte
njė gjėmė e paparė, e shkaktuar nga shpėrthimi i forcave tė verbėta tė
natyrės mbi djersėn dhe fatin e njerzve .Kėtė gjėmė tė natyrės,autori,.me njė
intuitė e vėrtetėsi tė admirueshme, e lidh me Zotin pėr tu futur
mjeshtėrisht nė botėn e pafund tė Njeriut, e nis me Qielloren pėr
tė shtjelluar gjerėsisht Tokėsoren, merr spunto nga e Pashmangshmja, pėr
tu marrė gjerėsisht me tė Shmangėshmen, me atė ckanė nė dorė njerzit ta
bėjnė mirė apo keq. Gjėma nga lart qė
shkatėrron papritur djersė, mund e katandi, nuk ėshtė asgjė pėrballė njė
gjėme tjetėr,tė shtrirė nė vite, tė depėrtuar nė jetėn e njė fshati
,njė krahine e njė vėndi, nė jetėn e pėrditshme tė njeriut tė thjeshtė .Kjo
e fundit, -gjėma e jetės sė pėrditshme, gjėma social politike,jeta plot
kthesa, drama e tortura e fshatarit dhe e puntorit, e intelektualit dhe e
dijetarit,-ėshtė nė epiqėndėr tė novelės e tė krejt kėtij libri interesant.. Aty gjallojnė e mpliksen tė gjallė
e tė vdekur, tė pushkatuar e tė gjymtuar, njeres tė thjeshtė e plot virtyte
dhe hafije e pushtetarė tė degraduar,femra tė bukura qė tė luajnė mėntė
e kokės,djem levendė e kuadrovikė tė shėmtuar. Ėshtė e vėshtirė,
madje e panevojshme tė kėrkosh apo tė pyesėsh Petro Palin se nė tėrė
kėtė galeri personazhesh, ngjarjesh e situatash, cilėt janė personazhe realė
e cilėt tė krijuar, ku fillon e mbaron ngjarja e vėrtete e ku vazhdon
krijimi, fantazia.Ka rrezik qė edhe vetė ai tani tė mos jetė nė gjendje tė
dallojė e tė diferencojė se cka marrė mo-ta-mo nga realiteti e ēka
shtuar .Ai i pėrzien e i pėrqas krejt natyrshėm kohėt dhe njerzit,realen dhe
irealen.Mė duket se kėtė pėrzjerje nuk e bėn me qėllim, pėr motive e arsye
letrare.I pėrzien se ashtu i ka tė fiksuara.Ashtu janė. Ėshtė nė kėtė
pėrmbledhje njė tregim i bukur, i titulluarMarika.Akoma mė e
bukur,-e mrekullueshme nė pamje , nė karakter,nė sjellje
ėshtė vetė Marika.Fol e qesh me tė gjithė, i ēon tė gjithė te burimi po ujė
nuk u jep;punon, jeton, fluturon,dhe ashtu , pėrmes qeshjes e duke
qeshur,meskiniteti, intriga, thashethemet e ēojnė drejt njė fundi tė
dhimbshėm, drejt atij fundi sa autori e la kėtu e 20 vjet mė parė duke qarė
dhe thotė se edhe sot atje ėshtė. Vazhdon tė qajė...Eshtė nė kėtė
pėrmbledhje njė novelė tjetėr Mėmė Shulla. Njė shtėpi e madhe, diku nė fushėn poshtė Qeparoit, njė bujtinė,
strehė dhe stacioni tranzit i tė gjithė atyre qė hynin ose largoheshin nga
fshati. Dhe brenda saj -e Zonja, njė plakė e ēuditshme.Mė saktė- e Shenjtė . Gjallon, pret e percjell, shėron e bėn ligjin, vėndin e kuvėndin.
Smerret vesh se sa vjec ėshtė. Smerret
vesh se kur ekzaktėrisht ka jetuar dhe sa ka jetuar, -50 vjet, 100 vjet
apo 1.000 vjet !Shėron foshnja e tė rritur;u jep strehė ,ujė e ushqim
gjithė udhėtarėve;tund e shkund kambanat e manastirit pėr gėzim e mort;
pret nuse e pėrcjell tė vdekur;ka tėrė tiparet e zakonet mė tė mira tė nėnave
tė Bregut e njėkohėsisht ,duket si e ardhur nga misteri, nga qielli. A ja vlen, pra,ta
pyesėsh Petro Palin nė se ka qėnė apo ska qėnė vėrtet nje grua e tillė nė
fushėn e Qeparoit?!Ai do tė kėlthiste: gjersa e kam
shkruar- ka qėnė! Po me ngjyra e veti tė tilla, sa
njerėzore aq edhe mbi njėrėzore ,shpaloset nė kėto faqe nėnė Gita (tregimi
Nė Mulli).Duke asistuar e menazhuar njė lindje tė papritur e tepėr tė
vėshtirė, nė kushtet e njė mulliri fshati, pa asnjė mjet elementar
shtėpie,pa le mjekėsie,nė mes tė natės e nėn njė shi me shtėmba,shpaloset
i plotė karakteri kurajoz dhe aftėsia jetėdhėnėse e gruas sė Bregut.
Gjithėcka zhvillohet pėrmes veprimeve e
skenave tė ēuditshme ,thuajse tė pabesueshme ,tė denja pėr njė film
surrealist .Ndėrkohė autori betohet se kjo grua qė bėn ēudinė ėshtė bregase e
vėrtetė, bile-bile gjyshja e tij.Kėshtu edhe pėr amerikanin e vogėl e
egjiptianin qeparotas,edhe pėr Janko Palin e pėr barba Ligon,pėr qafokun e
pėr Kaēon,pėr Barba Lamen e furrxhiun e Aleksandrisė!.Njė pjesė nga kėta , ndofta tė gjithė,mund ti gjesh ,nė mos nė mes tė
Qeparoit ose nė Vlorė, nė Lekėkond po se po.E nė mos as atje as atje, me
siguri, gjallojnė nė gjendjen civile tė memories sė paqetė tė Petro Palit.
CV-tė dhe ēertifikatat e tyre janė faqet e
kėtij libri. Kėsisoj,pas pesė a gjashtė librave me poezi
e prozė tė botuara gjer tani,Gjėma e Madhe vjen si dėshmi jo vetėm e
aftėsisė sė autorit pėr lėvrimin me sukses edhe tė kėsaj gjinie, por mbi tė
gjitha ,si dėshmi e bagazhit tė madh jetėsor qė ai mbart nė vetvete e qė
mjeshtėrisht e bujarisht ua dhuron lexuesve nė tėrėsi e sidomos bashkėfshatarėve
tė tij qeparotas dhe bregasve krenarė, punėdashės e pėrparimdashės. P. J. Pali (Qeparo ,1944), autor i
librave poetike Jam Larg(Tiranė 2001),Njė tufė vjersha Qeparotasve
(Tirane,2002),Bronx pėrmbi Stėrkalė(Tiranė ,2003)Eci Nėpėr Vite
(Tiranė,2004),Njerės dhe Vise Perėndie ,shėnime udhėtimi, (Tiranė 2005) dhe
tani i Gjėma e Madhe, jeton e punon prej vitesh nė SHBA. Albin Copyright © 1998 - 2005 Agideba Reserved All Rights Reserved |
|
bravenet.com