untitled
viviti

16/02/2005


Petraq J. Pali

Vajza e valeve


O vajzė e valėve,

Vajzė pėr mbi, valė,

Yll i bukurisė,

Lart pėrmbi stėrkalė .



Je vajzė apo zanė?

Qė noton mbi dallgė,

Duke qafuar valėt,

Si yll i sabasė.



Vajzė e kaltėr deti,

Sytė tė blujtė thellė,

Nė kėngė "Himarjoti",

Monument nė perlė.



Kur ja merrnin kėngės,

Mu mbi shkėmbin strall,

Thėrmuar nga dallgėt,

Mbi shkumė e mbi val'.



Qaj pėr largėsinė,

Nė kurbet tė zi ,

Duke pritė gjithė jetėn…

Mos kthehet njeri !



Ajo perlė "JONI",

Qė quhet HIMARĖ,

Nėpėr dallgė e kėngė,

Nuk ka vajzė mbi valė.



Se ē'po kėndon …korbi,

Natė e errėsirė ,

Dallgėt fort pėrplasen,

Mbi shkėmb, pa mėshirė.



Deti ėshtė mbushur…

Me lot vajzėrie,

Trazuar me valė…

Asnjė bir s'u kthye !



Tė dalė anės detit,

E tė presė tė presė…

Se mos sjellin velat, (anijet)

Bijt e mėmėdhesė
.



Vajza, djem nga Bregu,

Tė rritur mbi dallgė,

A do t'ju shohmė prapė…

Pėrmbi shkumė mbi valė ?



Pėrse u larguat…?

Njė nga njė tė gjithė,

Pse e latė detin ,

Duke uluritė ?



Hypni pėrmbi valė,

Porsi amazonat…

Drejtojuni breg detit,

Qė ka lot nga nonat* (nėnat)



E ato tė shkretat,

Me shamitė e zeza…

Po pyesin zogjtė,

A do kthehen brezat ?



Eh… ka ngelė vėndi,

Vetėm pa njeri,

Kemi ikė tė gjithė,

Nėna* vetėm rri ! (vėnd lindja)



Kthehu ! vajzė e valėve ,

Pėrmbi dallgė noto,

Nėpėr valė e lotė,

Afrohu mos vono .



Ju sirena deti,

Yll prej bukurie,

Vajzė bijė Himare,

Ylber prej gjithėsie.



Vish rrobat e bardha,

Hajde dhe gėzo,

Qaj me lot dhe kėngė,

Kurbetin …mallėko!



Kthehu vajzė e valėve,

Vazhdoe pjellshmėrinė,

Tė lindin bij Himare,

Trima ,pėr krahinė.!



Nėntor 2001 USA.


Himara !



Je porsi nuse per te pate zili

O Himare o perle vend me madheshti !



Eshte per t'u habitur ne shekuj ne vjet

Histori brilante ke pase e do kesh !



Lakemuar te kane, treve trendeline

Permbi dallge "Joni" porsi vetetime !



U munduan shume te te gjunjezonin

Qeveri regjime me cmir te shikonin.



Ke natyre te embel zoti te ka dhuruar

Rriten bijte e tu rrace e bukuruar !



Bere epope qysh kur je krijuar

Te penes te dyfekut njerez fort te zgjuar !



Kurthet e intrigat kurre ty s'tu ndane

Lakemi ka Greku te te kete prane !



S'ka si tjetersohesh kur gjyshi i pare

Ishte Ilirian ne soj e ne fare!



Dhe shekujt ikin deti s'ka ndryshuar

Ty Himare ngelesh per jete e kulluar !





Cigarja ime...!



Per cudi bashke udhetuam

per vite te tera s'u ndame asnjehere

Habitem dhe vete sa besnik kam qendruar,

prej hundesh, vetem tym me ke nxjere !



Cigarja ime,o helm i helmit tim

o ngushellusja e merzitjeve te mia.

Amortizator goditjesh per nje zemer

Te vuar ne emigracion!



Qetesuese e shpirtit plot farmak,

te zi, por edhe te bardhe se te kam mike.

Dhe s'tu ndava, plot per tridhjete vjet

udhetare,ti here fikesh e tjetren ndez

E une jam i gjalle !



Ky eshte ndryshimi, i qetesimit te castit

te shpirtit, te zemres,trishtimit.

Doktoret, miqte te afermit me thone

Largoje duhanin se avash... te vret !



Por jo ! Une besnik per ty kam qene

dhe helmi qe servir duke shuar e ndezur perseri,

Sikur me qeteson per nje cas, humbas nga mendimi

dhe serish, paqeten shtrengoj ne xhepat e mi !



Ej cigare e viteve te Shqiperise

"Dures"e kishe emrin ti...

"Stivensant"i blujte u cfaqe Greqise...

Qe te perfundoja ne "Camel"tash ne pleqeri !



Me kafe e cigaren shkruaj poezine

me cigare ne buze endem ne park...

Te dya ne ngjyre te zeze per mushkerite...

Por nje drite e shkelqyeshme shkelqen kur ke

MALL !



Historia…!



Po c'te them o mik i mire

S'i iken jeta vete e di !

Jam ne qejf ne kohe te lire

Te deftej nje histori !



Kur femije ende pa rritur

Qeshe i vogel cilimi

Lodrat kisha si zbavitje

Dhe s'pyesja per njeri.



Mirpo lodrat shume s'vazhduan

Dhe litarin po shtrengoj

Jeta ishte e veshtire

Une tani po ze e c'moj.!



Rritur ne nje shtet te varfer

Pa Liri-Demokraci

Gjithe njerezit nje popullate

Kishin Enverin, Perendi .



Edhe ky si "dreq"i shenjte

Perdite bente "mrekulli".

Popullin t'kuri dekada rradhe

Si Mesjete e varferi !



Hapi vare, vrau shume

Mbushi burgje me lemeri

Kush guxon te thosh nje fjale

Akuzohej per tradheti !



Nuk mendoi kurre kurre

I la gjithe ne uri

Veten e kish ne piramide

Vete zoti qe ay.



S'pati nje mik per te qene

Gati sa s'ngordhi si mi

Druzhe Titon e braktisi

Me Sovjete zu miqesi !



Ecin vitet rradhe rradhe

Hrushovit ja plasi ne sy

Ne do hame bar te thate

Dhe s'kemi nevoje per Ty!



Mirpo dardha prapa bishtin

Nuk e ka vetem stoli

Ai bisht i jep ushqimin

Po Enveri nuk ja di !



Me nje here neper Kineze

Shtriti doren me besnikeri

Po ata quheshin cili macune...

S'bene per vete prokopi !



Dhe pastaj kur mbeti vetem

Gjithe inat e egersi

Thuri kurthe, hengri shoket

Besim s'kishte tek njeri.



Prandaj lumi mori vendin

Kurre s'i qeshen ata sy

Une i vogli sot u rrita

Rezultatet shikoj tani.



Gjithe kombi u shkaterua

Me pas u c'qyen dhe kufijt

Iku populli Perendimit...

Per Liri_Demokraci !



Edhe bredhin sot ne bote

Emigrante te pa njeri

Ngeli shteti i vobekte

Si sakat dhe i pa SY.





Lotet...lume m'u kthyen !

Vetem mbetur neper vite
Sa me lodh pritja e gjate
As ne dallge deti s'gjeta
Nje sherim te kem mbi plage !

Perhere me syte lotuar
Lot i hedhur si sterkale...
Me dhembje ne shpirt mberthyer
Si si shojti as nje vale ?

Ika, dhe me pas s'mendova
Kur kalova oqeane...
Lotet ne lume m'u kthyen
Si rrebesh qe te mbyt xhane !

***********************************
LOT'i zjarrte !

Ngjyren syte e tu,
Ne te blujte e kane...
Nuk di pse me shfaqesh
Dhe kur s'te kam prane.... ?

Jeta na ndau,udhet ishin ndryshe
Une e prisja vdekjen,per tya moj mike.
Syte e blujte me therin, ore e cast pyes?
Mos si drite e henes, shpirtin ty me ndez !

E sodis henen, mbremjeve te zjarrta
Shembelltyra jote neteve si mjalta.
Perpiqem e vuaj syte te te shikoj
Porsi lozonjare Ty-Hena, ndricon !

Edhe them mendueshem, si iku kaqe shpejt...
Drite,syte e tu,hena mi rremben .
Perpiqem mundohem,por me kot me lodh
Me duket nga larg se syri jot loton !

Derdhur per mbi mua, ai lot i zjarrte
Si ne forme shiu, m'i cove dhurate !

Lule e bukur nga te prillit

Lule e bukur nga te prillit
Gonxhe bukur trendafilit
Ere e mire e manxuranes
Ngyra shume shpirti i vashes

Vajze e bregut syte e blujte
Hajde te te puth ne buze
Mos nguro e mos ki frike
Perendimit pse ke ike ?

Ike pa te pare vite
Shpirtit tim "mastic" ju ngjite
Dhe ne ender me syte hapur
Vec me TY, boten kam kapur.

********************************
Lumenj malli !

Lumejte rrembyeshem shkumbojne
Kur nisen nga nje i vogel burim
Si gjarper neper male e gryka dredhojne
Dhe shtratin zgjerojne kurre pa bere kthim !

Ne jete te jeteve vetem ujerat e lumejve derdhen
Here turfullojne dhe shprehin ngashellim...
Me pas kur qetohen cdo ngjyre embelsohet
Mbi pasqyren e blujte reflekse plot ndricim.

Ashtu si lumi rreshqita edhe vete ...
Kur nga burimi mergova per te mos u kthyer me...
Cdo dite zmadhohem,plakem qete qete
Neper vite i lodhur pa nxjere as nje ze !

Humben ngjyrat dhe qetesia pergjithmone
Vetem rreshqas per ku nuk e di....
Nje lume a nje det me mall po jetoj une
Tek burimi i vogel a'kthehem perseri ????

USA04.
***********************************
1.
Magjia Jote...

Malit gjelberimi ende si ka ikur
Fusha si qylimi cdo gje e stolisur
Lumi krejt i thare gjarperon ne mes
Kur fryhet nga ujet tek Joni e derdh !

Lart Gjivlashi jone qendron hijerende
Pihoit karshi i thote rrende rrende
Ti je mal i xhveshur po thuaj i thare...
Une mbi kuriz shkarpen e mbaj gjalle !

Ke nje privilegj,sic e kam dhe une
Kembet te mbeshtura mbi reren e bute.
Dhe nga nje ylber porsi ure harku
Te dy te bashkuar lidhemi se largu !

Si dy miq te mire e kemi rrethuar
Qeparone e bukur pamje madheshtuar
Ne pasqyre te detit ne nje refleksion
Shifemi te tre gjer ne horizont !

Dhe kullat e larta, mbi buza ndertuar
Si ne penelata shfaqen embel shtruar
Edhe kur fryn era lart permbi suprine
Edhe detit vete i shton bukurine !

Le pastaj pejsazhi behet edhe me i bukur
Cdo ngjyre Ylberi ndricon si nje flutur
Ne Perendim te diellit shume ja shton nurin
Fantastike pamja qe te shplodh dhe trurin.


Dhurate prej Zotit, Ty je vetem Ty
Qeparoi, i bukur je plot embelsi
Ne ender te kam dhe per Ty do vdes
Magji me ke bere, se t'a kam me bes`!

1/28/2005
*********************************

"Mall"

I ndrydha mendimet dhe stresset
Me mbajne mberthyer si Promethene
Te lidhur.. !

Duart s'i kam me pranga, as liria s'me mungon
Por ajri qe thith cdo cast mergimit
Me mundon !

Te rrenda jane vitet qe kaloj
Dhe rrenduar ngarkesa e shpirtit me sjell
Babezi !

Por ende jam gjalle dhe shpresa me mban
Se nje dite do vije, te thith ajer te shikoj edhe drite
Nga vendi im !

Dhe ahere le te vdes lumturuar
Me kenge ne buze mbi epitaf le te shkruhet
Mall !

**********************************

MALL...per vendin...
(Elegji)

Kur mbi tela te celikta kufirin e shtetit kaluam...
nuk na trembi kurre frika, vec lirin' e kerkuam,
Me besoni brenda shpirtit as nje here tradheti...
lame vendin e vatane te mjeren, NENE Shqiperi !

Malit mbushur me debore edhe ngrica qe te than
deti c'frynte i terbuar ato dallge ne i cam' !
Para kishim mitroloza kudo hekur dhe barot...
per nje jete me te mire... iken djemte qe s'kthehen dot !

Iken djemte po ku vane te panjohur neper bote
zemra nenash u helmuan si nuk u ca ajo toke... !
Per cudi te gjithe vuam...se kudo ndjehesh i huaj
pa perkrahje, e pa leke...vec "lirine" e fituam !

Dhe endet nje komb i tere,perhere si endacak...
kurre s'pa nje qeveri,qe t'i mbronte t'u mir hak'!
Qajne nenat e vajtojne, se djemte e tyre u vrane...
disa vdiqen disa qajne te tjere s'kane buke te hane !

JA ! kurbeti sa avash zemren cdo cast t'a gerryen
ikin ditet ikin vitet dhe gjithmone del i zhgenjyer !
Pa le shpresa e te nesermes nuk dihet si eshte zhdukur
Kur mbi kombin tone te dashur ra kjo "flame"e keputur !

Po rremben si ujevare, si llava permbi vullkane
djemte e vajza Shqipetare i shperndan mbi oqeane !
Eresire Shqiperia, dhe eshte e veshur me te zeza
kur mbi krye e drejtojne disa mafie e rrebela !

Pa, shiko si ciren grisen, kur dalin neper mitingje
helm leshojne s'dine c'flasin se gjarperi ka vene syze !
Ata, s'dijne te drejtojne, kete provoi historia...
pse kerkojne serish kariket...xhepat fryre nga mafia ?

Le te jene te cdo ngjyre...populli duhet te kuptoje
kurre mos ardhcin ne krye, voten te dije te drejtoje !
Dhe te thote NDAL ! te keqes, qe ka vite qe sundon
Permbi Shqiperine e mjere ata vecse helm leshojn'!

Makina shtet e shkateruar,ndryshkur kalbur me cdo ane
timonin qe kane "dublantet"drejt gremines po e mbajne.
Populli shikon me sy dhe deshmon si okular
vetem vjedhje korupsin,mafie shtrihet me cdo an'!

Korupsion ne ambasada, vjedhje e rrende neper dogana
habitem si nuk degjojme kur oshetin bie kambana.
Qe ka vite qe ndjell vdekje,tingujt plot me kortezi
po varoset plot nje komb...iken pa ceremoni !

Nuk ka prift nuk ka as hoxhe,t'u kendoje...kur mbyllin syte
te bekuar le t'i coje...se te gjalle jepnin shpirt !
Pa do dale me kuran...ti percjelle ne parajse...
nje doktor nje psikopat...si i cmendur pa derase !

Prefesori...mbane tjater me ungjillin permbi duar...
do beje meshe te bekoje i helmuar... hidheruar !
Dhe pastaj te dy se bashku betohen per ceremonine
Se e kryen si te shenjte...Kur varosin Shqiperine !


Udhe te reja te kerkojme tani sa jemi ende gjalle
ndalni voten......mos t'a japim te dy varmihesve tane !
Dhe pastaj ndoshta do cele nje fije drite e ndricuar
se ky kombi yne i shkrete... paska lere per te vuar !

Qershor 2005
VA/USA

******************************


Mbushem fryme e vargezoj !!!

Dallge, dallge valezuar
Shperthen sterkala mbi breg-det
Dhe si shkume e bardhezuar
Rreshqet e embel edhe qet...!

Dhe mbi vete frymezimin
Nje dhurate mua me jep
Perpiqem te mbeledh kujtimin...
Qe pershkova neper vjet !

Mbushur plot me mallengjime
Thelle ne shpirt me jane ngjit...
Si sterkala edhe dallga
Simfoni qe s'ka mbarim !

I flas detit i bej thirje
Dhe ay, me pershendet
Ne te blujtin ngjyre te tija
Gjithe shpresat po m'i kthen !

E, jetoj perhere malluar
Kur pergjumesh enderoj...
Dhe mbi detin valezuar
Mbushem fryme e vargezoj !!!

4/8/002
*****************************

Na mbyti malli... !

Ere ...
Shi...
E tramundane
Nga malli
i
Papare !

Mungon
Qetesia
dhe
Shpirti vuan...
Nga
Malli !

Na mbyten
Stresset
e
Te qenurit
LARG !

Gjithmone
Larg !

Si ne
PERJETESI !

**************************

Ndarja !

Ka me pikellim
se te ndahesh nga nena,
a ka me keq ku te shkoje me ?

Po ndarja
gjithmone e trishtuar eshte
Se quhet ndarje

Ndersa ndarjet nga jeta jane
te dhimbeshme dhe
te pa kthyeshme.


Vete natyra ka krijuar
Ate qe Krishti thote:

"erdha pashe shkova"

Prandaj mysafir...
Qendron njeriu ne gjallesi !

****************************

Ne tingujt e kitares.

Ne tingujt e nje kitare
po degjoj nje melodi....
Posht' ballkonit fershelleja
shoqeroja ket' mrekulli.

Ne akord te dy mberthyer
dilte vec nje simfoni...
Dridheshin telat e kitares
Nga nje dore me mjeshteri.

Ajo ishte flokeverdha
mbuluar me hijeshi...
Dashuris' humbur kendonte
me plot ndjenja melankoli.. !

Edhe vargjet vete thura
me plot pathos mallengjim.
Avash bukur fershekelleja
me kendonte shpirti im !

Moj leshverdhe pse loz kitare
pse moj pse me ligeshton...
Zemren m'a ke mare fare
Ata tinguj me shkaterojn...!

Dridhi telat sic dredh shpirtin
nga ajo qe te mungon...
dashuria t'iku perendimit
Ti c'kerkon n'ate ballkon ?

Pa kur kthehet melodia...
si nje marsh ne kortezi...
Lotet curk leshon leshverdha...
Mu duk sikur binte shi !

Perseri une fishkellija...
ngjarjen si nje trgjedi
Si Romeua dhe Zhuljeta
u bene fli per dashuri !

*********************

Nene Ty je dashuria !

Nene sa fort qe te dua
Nene e shpirtit ti me je
Nene mos je bukuria
Porsi diell Ty shkelqen !

Nene je Ty dashuria
Me e shenjta mbi cdo gje
Ke shume vite e larguar
Une mall kam gjithenje !

Prandaj them e dashur nene
Se Ty je permbi gjithcka
Dashuria jote nene....
As nje krahasim nuk ka !



Lulet e kopshtit tim ...!



(Variant)



Eren e luleve qe vete mbolla

Aty..., ku ishte kopshti im

Perzier me dallget me vete e mora

Eren e kendeshme qe sjell mallengjim !



Kopshti eshte thare ka vite pa ujitur...

Ndersa eren e luleve une ne shpirt mbaj !

Petalet e tyre tash me te thara

Po derdhen eremiren ne te embelin varg !



Larmia e tyre kur ishin gjalle

Shume ngjyreshe te celura te kendeshmen ere, shperndanin

Petalet e shumta ashtu pale pale...

ne faqe kujtimesh. ne endra me kallin !



Palosur ne cdo flete nje petale e thare

ne librin e "madh" te times jete...

Nje ere e kendeshme sa e hap nje faqe...

Nje mall nje det, ne zemer me ka mbete !



Dhe lulet te thara ate ere do mbajne

Eren e detit te kopshtit ku u rriten...

Ato na percjell ato na dergon vala

ne brigje te tjera atje u vervitem !



Si lulet, po fishkem nje petale e thare...

Me eren e te djeshmes ashtu perfundoj.

Dhe ne tjetren jete ajo ere do te mbetet...

Ajo ere e kendeshme qe sot me sjell lot !

2005


MALL...per vendin...

(Elegji)



Kur mbi tela te celikta kufirin e shtetit kaluam...

nuk na trembi kurre frika, vec lirin' e kerkuam,

Me besoni brenda shpirtit as nje here tradheti...

lame vendin e vatane te mjeren, NENE Shqiperi !



Malit mbushur me debore edhe ngrica qe te than

deti c'frynte i terbuar ato dallge ne i cam' !

Para kishim mitroloza kudo hekur dhe barot...

per nje jete me te mire... iken djemte qe s'kthehen dot !



Iken djemte po ku vane te panjohur neper bote

zemra nenash u helmuan si nuk u ca ajo toke... !

Per cudi te gjithe vuam...se kudo ndjehesh i huaj

pa perkrahje, e pa leke...vec "lirine" e fituam !



Dhe endet nje komb i tere,perhere si endacak...

kurre s'pa nje qeveri,qe t'i mbronte t'u mir hak'!

Qajne nenat e vajtojne, se djemte e tyre u vrane...

disa vdiqen disa qajne te tjere s'kane buke te hane !



JA ! kurbeti sa avash zemren cdo cast t'a gerryen

ikin ditet ikin vitet dhe gjithmone del i zhgenjyer !

Pa le shpresa e te nesermes nuk dihet si eshte zhdukur

Kur mbi kombin tone te dashur ra kjo "flame"e keputur !



Po rremben si ujevare, si llava permbi vullkane

djemte e vajza Shqipetare i shperndan mbi oqeane !

Eresire Shqiperia, dhe eshte e veshur me te zeza

kur mbi krye e drejtojne disa mafie e rrebela !



Pa, shiko si ciren' grisen, kur dalin neper mitingje

helm leshojne s'dine c'flasin se gjarperi nuk ka me syze !

Ata, s'dijne te drejtojne, kete provoi historia...

pse kerkojne serish kariket...xhepat fryre nga mafia ?



Le te jene te cdo ngjyre...populli duhet te kuptoje

kurre mos ardhcin ne krye, voten te dije te drejtoje !

Dhe te thote NDAL ! te keqes, qe ka vite qe sundon

Permbi Shqiperine e mjere ata vecse helm leshojn'!



Makina shtet e shkateruar,ndryshkur kalbur me cdo ane

timonin qe kane "dublantet"drejt gremines po e mbajne.

Populli shikon me sy dhe deshmon si okular

vetem vjedhje korupsin,mafie shtrihet me cdo an'!



Korupsion ne ambasada, vjedhje e rrende neper dogana

habitem si nuk degjojme kur oshetin bie kambana.

Qe ka vite qe ndjell vdekje, tingujt plot me kortezi

po varoset plot nje komb...iken pa ceremoni !



Nuk ka prift nuk ka as hoxhe,t'u kendoje...kur mbyllin syte

te bekuar le t'i coje...se te gjalle jepnin shpirt !

Pa do dale me kuran...ti percjelle ne parajse...

nje doktor nje psikopat...si i cmendur pa derase !



Prefesori...mbane tjater me ungjillin permbi duar...

do beje meshe te bekoje i helmuar... hidheruar !

Dhe pastaj te dy se bashku betohen per ceremonine

Se e kryen si te shenjte...Kur varosin Shqiperine !


Udhe te reja te kerkojme tani sa jemi ende gjalle

ndalni voten......mos t'a japim te dy varmihesve tane !

Dhe pastaj ndoshta do cele nje fije drite e ndricuar

se ky kombi yne i shkrete... paska lere per te vuar !

(Mall per vendin)

qershor 2005
VA/USA

 

Copyright © 2004 Gjivlashi All Rights Reserved