|
|
|
|
BURRAT QĖ
SOLLĖN FRANCĖ
Njė ridėrgim pėr tu lexuar qartė. (Kujtime fėmijėrie)
Ēdo tė diel,
aty nga ora dhjetė e mėngjesit, tek sheshi
rreth rrapit nė
fshat, mblidheshin tė
gjithė burrat dhe
pleqtė, sikur tė
kishin lėnė, njė takim me rėndėsi... Visheshin tė gjithė
me tė reja,
thua se mbas takimit,
do i shoqėronte njė festė
e vogėl, qė do zgjatej gjer
nga dreka. Tė
dielėn, asnjė nga
ata nuk merrej
me punėt e
shtėpisė, ato i kishin
marrė pėrsipėr, gratė
dhe ne fėmijėt,
qė nuk mund ta
kuptonim, pse kishin
gjetė atė ditė qė
na ngazėllonte aq
shumė, tė na ngarkonin mė
tepėr punė, nė
njė kohė qė baballarėt
tanė, e dėfrenin atė ditė
tamam....! Megjithatė, (gratė
dhe plakat), qė plotėsonin familjet
tona si Nėna
dhe Gjyshe, nuk ju
a kishin shumė
nevojėn burrave, ato
tė vetme e bėnin
shtėpinė dhe fshatin,
tė ndriste.... Zgjoheshin mė
herėt, pastronin pjesėn
e rrugės qė qe pėrkatėse me
murin e avllisė
sė gjithsecilės, pastaj, ktheheshin dhe
lyenin me gėlqere,
kanalin qė hiqte ujin e
shiut, potonėt qė
kishin dyert nga
tė dyja anėt, dhe
nė fund, parmakun e saj.
Ne fėmijėt, qė shpesh
pėrtonim kur na e prishnin gjumin,
e fillonim punėn
me tė nxjerr dhitė
pėr tė kullotė, duke i ēuar ato tek ēobani i
fshatit. Thi Gitė, o thi
Gitė..! bjeri dhe dhitė
e tua ti
ēoj unė..! - i thosha ēdo
mėngjes si i pėrgjumur, njė
gruaje tė kaluar disi nga mosha, po
fort tė mbajtur, qė i kishte
dhe koshtrat nė Buzė,
ngjitur me Mėmėn
time. Tė dyja kėto
plaka, kishin shumė
tė preferencės angjinaret,
qė i mbillnin
bukur rreth e rreth
shkallėve, nė njė
kohė qė nė ato vite,
nė Shqipėri ishte
vėshtirė tu dije dhe
emrin. Nejse..! Kur ktheheshim,
era e petullave
dhe e kilave, tė
shponte hundėt mė
ēdo derė. Tė dielave, i
gjithė fshati, dukej sikur
merr flakė, nga zjarret
qė ndiznin plakat
pėr tė gatuar...! Ajo
ditė, ishte dhe
vetmja qė hanim
tė gjithė bashkė
si familje, se plot javėn, prindėrit
tanė zbrisnin qysh herėt
nė fushė, e
ktheheshin nė mbrėmje.
Menjėherė mbas mėngjesit,
plakat dhe gratė,
me prushin e zjarrit qė
kishin gati, fillonin
tė piqnin, byrekun e tė dielės. Pastaj, mes grave
tė mėhallės, fillonte
tė shkėmbeheshin pjatat me byrek...,
qė shoqėroheshin dhe
me pėrgėzime pėr
cilėsinė e tij..... Sa na
afronte ajo ditė...? thosha me
veten kaq herė....!, Sa
gjėra tė bukura
qė mblidheshin bashkė pėr ato
tė diela... dhe sa mallėngjehem sot
kur i kujtoj,..? Ashtu, pa tjetėrsim, ai
skenar i rrallė
gdhendi tek unė
ndjenjat mė tė holla pėr
tė bukurėn, qė asnjėherė
sdo mund kaq
thjeshtė e me
dy fjalė, si
kėto qė shkruaj
sot, tju tregoj,
sa e ėmbėl dhe
gėzuar mė dukej
jeta, atėherė.., kur
isha fėmi....! Tė gjithė, sikur gėzonim pėr diēka tė pa
dukshme, po qė e ndjenin. Ajo ditė
e mrekullueshme, e bėnte fshatin tim, tė
ngjante mė shumė
me njė mbretėri tė vockėl, ku mbreti i pashfaqur ndonjėherė
mes nesh, tė dielat i
shpallte njė festė tė vogėl pėrherė...! Pastaj, nuk di si
rregullohej? e kush jepte
urdhėr? qė tek arra e Kokėdhime ose e Dede, tė therej pėr
mish, dhi ose cjap..! Pleqtė,
bėheshin edhe mė tė gėzuar.
Ndofta gėzimi pėr atė
ditė, u kish ngelė qysh
atėherė, kur kambanat i
ftonin herėt nė
kishė, e ata ngopeshin me mirėsinė
e Zotit tė madh...
Siē duket, kėshtu shpjegohet
qė atė ditė,
ata nuk kapnin asgjė me
dorė... ia kishin kushtuar
madhėshtisė sė tij
atė ditė, qoftė ai, dhe nė
mungesė.... Mbasi kishin ikur
tė mėdhenjtė pėr
tek Qafa, ne tė vegjlit,
nuk ndjenim akoma liri, pėrkundrazi
atėherė qe kur
merrnim nga Nėnat,
porositė e tė dielės sė bukur....
Do shkonim pėr ujė Sheshez, pastaj
do ēonim tepsitė pėr tu
pjekur, do i
merrnim prapė mė vonė,
do rinim tė
prisnim tek mishi,
dhe kur tė
na vijnė radha, do
tė merrnim mbrapsht
pjesėn, atė qė
u kishim dhėnė
njė ose dy
tė diela mė
parė... Kėshtu shkėmbehej mishi
tek ne, se
asnjė nuk kishte
frigorifer. Shumė, asaj
vegle ja shkurtonin
dhe emrin, i
thonin rigorifer... ( siē duket,
nga qė u qe vrarė
veshi, me fjalėn e
shumė pėrdorur tė
Partisė nė atė
kohė, rigoroz....) Po
ne, sido qė
ti thoshin, e sido
qė tė qe
ai, kėshtu siē
e zgjidhnim hallin, mua
mė pėlqente shumė....
prandaj, herė duke vrapuar e herė
duke nxituar lart e poshtė nėpėr fshat, qė ti mbaronim
punėt shpejt, ne tė vegjlit
ju ngjanim lėvizjeve tė atyre elektroneve, qė ngado tė shkonim, pa tjetėr do i
referoheshim qendrės... Kjo qe dhe pika, qė nuk u shpėtonim dot tė
ngacmuarave tė kėndshme dhe plot shpoti tė gjyshėrve tanė.... Ata, duke pritė
qė tu vinin shokėt e tjerė,
gjenin rastin tė merreshin dhe pak me ne...
Na ngacmonin pėr tė
qethurėn tonė, pėr plagėt
qė kishim fituar nė lojė, pėr
ndo njė robė
tė re qė
vishnim rrallė e tek,
ose, pėr tė na nxituar qė tė vraponim sa
shokėt... e shumė tė
tjera si kėto, qė vetėm
ata dinin tė gjenin,
pėr tė na
i bėrė tė dielėn
akoma mė interesante.... Vetėm
njė plak, qė ruante akoma
njė bukuri rinore,
kujtohem se nuk
mė kish ngacmuar
asnjėherė. Ai fjalėt
i kishte tė
numėruara, dhe pėrdorte
vetėm nga tė mirat... Shpeshherė, dilte i fundit nė Qafė, vishej allosoi(?
- BV) dhe mbante,
a mbahej tek njė
shkop.., kėtė nuk e
kuptova kurrė...! Tregonte i fortė,
i pastėr, dhe shumė
serioz, aq sa kur
kalonte ai, nuk
linte pa tėrhequr shikimin e tė
gjithėve. I pėrshėndeste po
tė gjithė me pėrzemėrsi,
dhe ngrite bastunin me njė
lėkundje tė lehtė, pėr
ata qė i flisnin
nga larg. Pėr atė
tridhjetė metėrshin e fundit, i duhesh dy ose
tre herė mė
shumė kohė, nga qė i duhej
pėr tė gjithė
rrugėn, qė nga shtėpia... Tė gjithė donin ti flisnin, po
dhe tu fliste ai. Bile, shpesh
herė, mė dukej
sikur dhe pleqtė, qė kishin
kaluar gjithė jetėn
bashkė me tė, pėr
ditė kishte diēka, qė merrnin
nga ai..., pėr faktin se
dhe ata e thėrrisnin me bindje, - Mėsues...! Disa
nga ata, qė
nuk luanin ballotė,
prisnin jashtė avllisė
sė sheshit nė
kėmbė, siē dukej
ti nėnkuptonin mėsuesit,
se dhe atė
ditė, ai u
vonua pak, e pastaj tė
niseshin o tė gjithė
bashkė, ose dy
e tre, pėr
tė bėrė shėtitjen e mėngjesit, nga
Udha e Re..! Herė
herė, atij dijetari modest, i varej nga
xhepi i vogėl
i pantallonave, zinxhiri
serm i orės sė xhepit,
qė nė fantazinė time si i
vogėl, e bėnte tė ngjante
me njė kont,
a lord, qė
duhej tė ishin me
fat, ata qė e
mbanin nė mes.. Disa herė, i kisha
marrė nga mbrapa, nė
atė xhiron e ngadaltė pleqėrore, qė dukej
sikur orėt pėr ta, nuk
ishin shpikė akoma... Dielli vononte
tė binte mbi atė
pjesė tė fshatit,
dhe kėshtu, tė lėnė nė
freskinė pa lagėshti,
qė kishin mėngjeset tek ne, ata i mbushnin
mushkėritė vetėm me
oksigjen. Lėkundeshin lehtė me tė
ecurėn e qetė, qė mbi
fondin e detit
blu tė shtrirė poshtė
kėmbėve tė tyre,
ngjante sikur kishin
hipur nė njė
vapor gjigand, dhe lundronin pėr nė
viset, qė dikur patėn shkelė tė rinj.... Siluetave tė tyre,
tani u shtohej
dhe silueta e shkopit,
qė sbesoj se nuk i
ndihmonte fare, pėr tė
shkuar larg, nė
destinacion e ri...,
ngatėrruar mes hartash si
rrjeta...!! Kėshtu,
lundėrtarė nė kujtimet
e veta, kalonin
orėt dhe vitet, qė
ēuditėrisht, nuk po i nxirrnin
asgjėkund..!? Ato tė rėnda, peshonin mbi
ta dhe mbi mua,
qė mė mbanin
tė vogėl, nė
njė kohė qė lutesha
i pa shpresė, tė futesha nė
vaporin e tyre,
tė ngarkuar plot me kujtime,
nga botė e
vise tė tjera...!
Nejse...! Pėr ēdo plak
tė urtė nė fshatin
tim, kishte dhe
njė plakė tė
sertė qė i kujdesej. Siē
dukej, qenė aq
tė bekuar, sa
vinin bashkė si
ēifte, dhe iknin
po bashkė nga
kjo jetė... Pėr
atė zotni, qė shpesh ecte
nė mes tė
grupit, pėrkujdesej ajo, thi Gita, qė unė nga njė
herė i merrja
dhitė, se nuk
kish tė vegjėl qė ta ndihmonin. Vetėm
behareve, ju vinin pėr ndihmė ca
mbesa nga qyteti, qė nuk e
teproj po tė
them, se i ngjanin tė gjyshit nga
trupi, dhe tė gjyshes
nga zotėsia. Ato,
pranė tyre, jam
i bindur se
kalonin pushimet mė
tė bukura nė
botė, qė do i ėndėrronin
dhe fėmijėt e mbretėrve
tė vėrtetė, pėrveē neve, qė kishim fatin
tė ishim lindur dhe
tė rriteshim nė
atė parajsė...! ne, arrakatėt e
vegjėl, qė ishim sundues
tė njė deti..,
njė fushe.. dhe tė dy
maleve....! Kjo,
nga njė herė
ėshtė dhe punė shansi, qė e
kish rregulluar dikush
tjetėr... mbi ne.!! I humbur
nė mes
gjithė asaj hallakatjeje, qė
kishte jeta jonė
fėminore, jo pak raste kisha
ndjerė, tė rrėshqiste mbi
mua shikimi zhbirues i atij
Plaku, qė tė studionte gjer
nė detaje. Ndofta
nga qė nuk
vrapoja si i ēmendur,
si fėmijėt e
tjerė..., a ndofta, nga qė
humbisja kur shikoja fletėt e
thara tė pemėve,
tė mbulonin vendin, njė
e nga njė...
Akoma nuk kuptoja
mirė, nė ishte mė
e rėndėsishme qė tė ndiqja
me sy nė erė,
gjethet e verdhuara
e tė lehta
tė rrapit, me zgėrbonjėn e
thellė tek rrėza, apo
tė isha mė
pak i pėrqendruar, si
tė shumtėt shokė
tė mi...? Se
ngelesha me orė, duke
ndjekur rrugėn e gjatė
tė meliqeve, qė nga
njė herė mė
ēonte gjer tek gurėt ku
uleshin nė radhė
pleqtė, qė diskutonin
dhe dakortonin po
thuaj gjithnjė, me tė thėnurat
e mėsuesit, siē
e quanin atė pa teklif. Nuk qe i detyruar asnjė ti thoshte, - po, me
forcė. Kėrkonte tek
tė gjithė bashkėbiseduesit, njė
aprovim logjik, qė dhe mua si
tė vogėl e
tė distancuar nga
grupi i tyre,
mė gjente dakort... Nuk mundesh
me asnjė mėnyrė
ti shprehja admirimin pėr sa
rrėfente, po i kisha lėnė shpesh
herė mundėsinė, ta kuptonte
atė. Se nuk jesh vetėm pėr tė
nxjerrė dhitė...! dija nga leximi
qė mė pėlqente, nga historitė, po dhe nga
piktura dhe kėnga,
qė mė tmė lejonin aq gjė,
ta bėja mirė.... P.sh, tė bukurėn qė pėshtillte atė mbretėrinė tonė
tė vockėl... me mendjen
time, mė pėlqente ta
mrekulloja akoma mė
shumė... me ngjyra tė
mahnitshme qė nė ato
vite, ngjanin tė
ishin pėrrallore. Vetėm
kėshtu, tė zhytur nė
njė ėndėrr tė
madhe, bėnte vaki
tė kapnim magjinė...! Nuk kisha
mbushė as njėmbėdhjetė vjeē,
kur fitova atė
qė kisha kohė
qė gjurmoja, miqėsinė e atij
plaku tė rrallė, e atij
filozofi modern, e zotnisė,
qė kush e njohu,
me siguri ka uruar, - ai kurrė sduhet
tė vdesė...! Pėr
kėtė jam mė se
i sigurt, se
kėshtu kisha uruar
dhe unė, qė ai tė mė
thoshte kur unė tė rritesha,
histori... Po vitet
qė na ndanin
ishin shumė, dhe
tė egra... nuk lanė
tė mbinte kollaj
fije bari... dhe
burri i ditur, nuk
e kish tė
lehtė nė atė
dimėr, tė hidhte farė...
Ai u tėrhoq tek pena
e tij, dhe
shkruante e shkruante pėr ditė,
si tė mbillte diēka
magjike, qė tė rritej brenda nė fletore... Ato
pasdite, kur e
shikoja qė kthehej nga
shėtitja pėr nė
shtėpi, ngadalėsoja tė
ecurėn tek kthesa ku merrja
rimin, pėr tek
shtėpia ime, dhe
prisja tė mė arrinte
ai, mėsuesi i vjetėr, qė
gjithnjė mbante borsalinė nė kokė.
Para ca ditėsh, mė -Ēfarė do
tė bėhesh, kur
tė rritesh, mor
Miri..? Piktor! ja ktheva
unė pa u menduar gjatė, dhe prisja tė
reagonte nė i
pėlqeu apo jo, kjo
zgjedhje qė kisha
bėrė pėr veten..!?
-Ah mor djalė..! ja bėri ai,
dhe nuk mė
tha as gjysmė
fjale mė tepėr,
dhe sot mė
buēet nė vesh akoma, ajo e shprehur me keqardhje, qė
sa isha fėmijė,
asnjėherė nuk e
kuptova.. Kėshtu, qė kisha
vendosur me vete, ta
prisja gjithmonė tek
qoshja, se doja tė
tė mė thoshte, do
ja delja dot
mbarė, apo jo...!?? -Pse svete
tė flesh gjumė..? Kot..!, ja
ktheva, pa mundur ta
fshihja dėshpėrimin qė
ndjeva nė atė
ēast. U ktheva i prerė, dhe mora tė pėrpjetėn e
rrugės, qė mė
ēonte tek shtėpia, pa
mundur tė mėsoja nė do bėhesha
dot piktor... Ashtu me kokė tė
ulur, vura re qė po
largohej edhe ai...
Ētė mendonte vallė..? Pse tė qe aq keqardhės me
mua, kur nuk
e dinte, sa
bukur mund tė
pikturoja unė...?! -Si tė kuptoja, ēfarė donte tė thoshte me
atė, qė mu pėrgjigj atė ditė...!?
Kėto e shumė
tė tjera, kalonin
nėpėr mendjen time, qė
nuk ish nė gjendje
ti shpjegon... Shumė
vonė, kur u
rrita, e kuptova se
nuk mund tė
mė thoshte ndryshe, -qė dėshirat
nuk plotėsohen kollaj
nė kėtė vend
tė ndrydhur keq,
o bir..!? Ai patjetėr
qė donte tė
mė thoshte, ti
pikturo, skico, vur (ven BV) ngjyra
pa frikė mbi
tellajo, lapsat, pinellot
e tua le tė
shkarraviten fort mbi letėr e
mbi beze tė lėnė ngjyra tė
nakatosura e tė pa
numėruara, qė tė mundesh
tė bėhesh piktor...! Po kur mendoi
se kėto mungonin,
e as nė ėndėrr si kishim
parė, dhe nuk shpresonte qė
ti shikoja ndonjėherė,
u rezervua dhe
iku prapė pa
vazhduar mė tej...
Xinxife mė jepte gjithnjė. Unė e
falėnderoja dhe tė
shumtat i kaloja
me gjithė bėrthamė,
nga qė mė pėlqenin shumė...
Kėshtu, kaluan vitet, dhe
unė pak nga
pak, fillova tė kuptoja
vetė, pse sqe
nė gjendje ai plak
i ditur, tė
mė thoshte njė
gjė kaq tė
thjeshtė.... Sot sa
herė kap pinellon
tė pikturoj, mė
bie ndėr mendje,
e keqardhura reale
e tij... E vėrteta mbi
tė gjitha tė
vėrtetat e famshme, qė
na mėsonte Partia atėherė ... E vėrteta,
qė gjen vetėm
tek njerėzit realė, po
qė shumė rrallė
nė jetė, ke
rastin ta vėrtetosh..... 10 /10
2004. Athinė. |
bravenet.com