untitled
viviti

 

Petraq Pali: Cikėl Poezish

Rrugica e kalldrėmtė…!

Mė zgjohen kujtimet…sa kujtoj rrugicėn time,

Pėr rreth ēdo guri, sot ka birė bar,

Habitem dhe vetė …ē’e keqe na zuri…

Kur mbi ato kalldrėme, s’ka njeri tė gjall’.

Nėpėr rrugicėn time tė vjetėr…

Nė shekuj brezat nė lėvizje mbi tė,

Dikur dhe gurėt shkėlqyeshėm si pasqyrė…

Ndriēonin si “dhėmbėt” e bardhė gjithnjė.

Atje nė ato kalldrėme u rrita u burrėrova,

Nė ato kalldrėme i griva kėmbėt copė,

Me lodrat fėminore, shpesh tė harbuara,

Bridhnim kalldrėmeve e trokisnim ēdo portė! 

Kur dilnin nėnat tona tė mira,

Me nga njė trėndafil mė ēdo dorė…

Kur shkėlqente oborri nga gėlqerja,

E kalldrėmet e gurta si pasqyrė gjithmonė. 

Kalldrėmet e gurta monumente tė lashtėsisė,

Si amfiteatėr arteret rrugė…

Atje lėvizi jeta hallemadhe nė shekuj,

Kur ziente rruga nga zėrat picirrukė. 

Nė ato kalldrėme ēizme invadorėsh,

Kur pushtuesit u turrėn egėrsirė,

Mbi njė popull krejt tė pa mbrojtur…

Duke persekutuar e vrarė pa mėshirė! 

Nga ato kalldrėme dolėn partizanėt,

Tė luftonin armikun me tėrbim,

Ato kalldrėme tani mozaikė,

Nuk e harroj dot fshatin tim. 

Nė rrugėt e kalldrėmta kaluan pushtetarėt…

Kur reformat e partisė shtjellonit,

Me thirrjet “bujare” tė hidhura e dhunė…

Kooperativa, brigada …e fshatra “zmadhonin”! 

Ama atė rrugė pėrshkoi dhe mėsuesi…

Kur pėr 37 vjet nė shkollė shkoi,

Dituri e kulturė pėr ditė dhuronte,

I paharruari, im atė Janko Qeparoi. 

Mbi ato kalldrėme nė vite ziente jeta,

E varfėr hallemadhe e pa njė shpresė…

Nga ato kalldrėme u larguan tė tėrė…

Djemtė me tė mirė bij tė mėmėdhesė!  

E kalldrėmet sot janė tjetėrsuar…

Ujėt i gėrryen e koha vepron…,

Prandaj ēdo gur me bar ėshtė mbėshtjellė,

Se koha e vitet…ēdo gjė amortizon. 

Ashtu dhe rrugica ime e vjetėr,

E plakur duket kalldrėmi shkatėrruar…

I breu koha dhe jeta nuk ecėn,

Kur njerėzit nė vite kanė munguar. 

Pasqyrėn reflekton deti mbi kalldrėme…

E negativi i projeksionit tė ēorienton,

Rrugėt e gurta plotėsisht shkatėrruar,

Ēdo gjė e errėt, zemrėn mė copėton !

 Qeparo, shkurt 2000

  Jepmė pra fuqinė…!

 

Jepmė pra fuqinė, le tė bėhem djalė,

Mendjen kam ndryshuar, s’e kam si mė parė.

Mė rrėmbeu jeta mbi dete me dallgė,

Kurbetit u treta mė ikėn vitet rradhė !

 

Nėpėr vaje e kėngė, zemra mė ėshtė ēarė,

Qajmė moj sy kaltėr…dashurinė e parė.

Me dhembjet e shpirtit, lotėt s’mė janė tharė,

Vuajtjet e mia…askujt si kanė ngjarė!

 

Kam ecur nė vite, ashtu ēalė ēalė,

As njė gjė nuk kam ndrequr, e lashė si mė parė.

Nuk mendova mirė, qė do rridhte shpejt,

Si vitet dhe jeta, fluturuan krejt.

 

U shuan nė rėrė, gjitha ėndėrrimet,

Kur nga valėt vetė…mblodha kujtimet.

Ti hidhja nė letėr, nėpėr kėngė e vargje,

Gjithė anės detit, mbi shkėmbinj nė male.

 

Unė dhurova kėngėn, qė s’do shuhet kurrė,

Ajo do qėndrojė pėrmbi valė e gurė.

Aroma e saja, do shpėrndahet lehtė,

Dhe nė vdeksha vetė… ajo gjallė do tė mbesė!

 

Sykaltra tė qajė!…JO, pėr mua fare,

Dhe tė ligjėrojė me ligje me vaje.

Kurbetin tė mallkojė, si vdekjen e madhe,

Se lamė vendin vetėm, u harruam fare.

 

Edhe brezat mbrapa, nuk di ē’farė do thonė?

Kur do kalojnė vitet…vendin do mohojnė.

Prandaj them me vete, qė e humba fare,

Kėnga mos mė mbetet…pa kėnduar fare?

 

Nipėr mbesa plot, bij nga Qeparoi…

Ma thoni nė Shqip, mos u turpėroni.

Qė tė lini perlėn… nė duar tė botės,

Vendi ėshtė i juaji, boll ndenjėt Evropės.

 

Bashkė me sykaltrėn…veshur me tė bardha,

Me vellon e nuses, atje ku rreh dallga.

Dhe tė gjithė bashkė, si dasmorė tė vemi,

Ėshtė balta jonė, dhe kėngės t’i a themi!

 

Kėnga tė buēasė…dallga do shpėrthejė,

Djemtė e fshatit tim u kthyen pėrherė.

Le tė fryjė Gjivlashi, me erėn e malit…

Ta pėrziej kėngėn me tė portokallit,

 

Nė ēast le tė vdes, s’ka kush hidhėrohet,

Nė njė jetė tė re, fshati do tė zgjohet.

Do buēasė kėnga, tej e nė ēdo cep,

Edhe Qeparoi do tė ndris vet’ !

 

2002 USA

 

Mė lodhe moj jetė…!

 

Mė lodhe moj jetė mė trete ngadalė,

Shpirtin ma breve avash e pa fjalė.

Si mė shkuan vitet afėr gjashtėdhjetė?

Rrodhėn shumė shpejt ēuditem dhe vetė!

 

Ende bastunin nė dorė se kam marrė…

Po…kolla ka filluar gėlbazė edhe flamė.

Mė shpojnė kyēet e mezi i mbėrthyer,

Zvarritem pėr sė gjalli gati i zbėrthyer.

 

Fėmijėt mbledhur afėr meje tė gjithė,

E shikojnė si po plakem gati pėr ēdo ditė.

Se dallga ngadalė shkėmbin ka thėrrmuar,

Dhe qelizat e vjetra s’ka si pėr tė rinuar !

 

Xhiroj nėpėr tru filmin qė pėrshkova,

Kur eca nėpėr vite as njė herė me njolla.

Rrethuar nga shokė e miq tė pa masė,

Tė gjithė besnikė pėr kohėn qė lashė.

 

E bukur e dashur ėmbėlsi ka jeta…

Duhet ta shijojmė ajo ėshtė e vėrteta.

Ndoshta e ngarkuar me halle e derte,

Rrėmbeja ndriēimin ta marrish me vete.

 

Ndriēimi ėshtė emri qė pas e ke lėnė,

Kur jetėn qė pėrshkove gjurmėt kanė rrėnjė.

Jeta mė ka lodhur pishman nuk jam bėrė,

Kam qenė afėr njerėzve me shpirt e me zemėr!

 

Nuk u kurseva me ē’pata nė dorė,

Kam bėrė mjaft tė mira kush ti numėrojė.

Disa i harruan se janė bėzhdila…

Njerėz tė pėshtirė shėnon perėndia !

 

Le tė fryjė ndėr ta era e tradhėtisė…

Kur ishin nė hall shtriheshin pėrmbysė.

Prandaj them qė jeta tė lodh shumė,

Se pėrplasej nė tė ligj qė s’tė ndreqin punė.

 

Po merren me fjalė mė the e tė thashė,

Ē’dėgjojnė kėtej e pėrcjellin jashtė.

Po nė kurriz nga mbrapa e kanė tė shėnuar,

Se dihet kush ėshtė i miri dhe tjetri ē’burrėruar.

 

Dhe jeta do ishte e ėmbėl e qetė,

Sikur tė mos kishte njerėz si leckė.

Qė rrjedhin nga familje tej tė llumėlluar,

Me sjellje tė pa besa sifilitikė tė ēnjerėzuar.

 

Raste tė tilla janė pak si tė rralla,

Ama jeta i njef si duken pėrralla !

Por shoqėria e gjithė njerėzisė,

Ngelet e kulluar jashtė pabesisė.

 

SHBA

 

 

Kambana…!

 

E kish sjellė Peēi kambanėn e artė,

Nga pėrtej detit, me karavė a me barkė?

E jehona e saj njė shekull tė tėrė…

Ushtoi mbi besimtarėt me tinguj tė ėmbėl.

 

Se ashtu ishte koha e varfėr e thjeshtė,

Dhe tinguj e asaj kambane tė jepnin pak shpresė.

Se zėri i zotit nėpėrmjet saj pėrēohej,

Kur qeparotasi vetė pėrditė ndėrgjegjėsohej.

 

Me fjalėn e urtė porosinė e perėndisė,

Qė ritet fetare zhvilluan nė atė kishė.

Kambana tingėllonte pėr gaz e hare,

Dhe tinguj kortezie kur helmuar na qe !

 

Por kambana dekada ndenji instaluar,

Mbi piedestal kanamelin, monumentin e ēmuar.

Por erdhi njė ditė me njė urdhėr tė djallit,

Duar komunistėsh tingujt ja ndalin!!

 

E heshti kambana nga frika terrori,

Nuk tingėllonte…mėrzitej diktatori…

E gjallė por e vdekur nuk bibėziti,

Kur demokracia…nga varri e qiti.

 

Tinguj e saj fuqishėm tingėlluan,

Duar demokratėsh e ngritėn fituan…

E kambana e Peēit qė e solli mėrgimit,

U bė objekt i hajdutit i krimit!

 

E vodhėn e grabitėn mafiozėt, besimtarėt?

Nuk dimė kush vuri dorė…kusarėt fshatarėt…?

E kambana e Peēit u kthye nė monedhė,

Nga njerėz tė djallit armiq tė pa besė???

 

Tingujt e saj tani kanė heshtur…

Si nė kortezi kanameli ka mbetur.

Qė pėr shumė vite me vete kish mbartur,

Kambanėn e Peēit nė kurriz tė vartur.

 

E vodhėn djajt e vodhėn kambanėn…

Lėnduan zemra e shpirtėra besimtarėsh.

Por tingulli i saj pėr jetė mbeti…

Nga pėrtej detit e kish sjellė ky Peēi.

 

E Peēi qe fshatari qė nė kurbet shpėrtheu…

Me kursimet vetjake kambanėn e bleu.

Ajo qe dhuratė e ēmuar pėr gjithė Qeparonė,

Pėr brezat e parė dhe pėr brezat qė rrojnė.

 

E themi nė kėngė tė dihet historia,

Tingujt e kambanės i ruan popullsia.

Nė vesh na oshėtijnė ata tinguj tė ėmbėl…

Pėr ēdo qeparotas sot ėshtė njė ėndėrr ???

 

Qeparo mė 20 prill 2002.

 

Mall pėr vendin

 

Pėrshėndetje tė dėrgoj nė njė varg a me njė fjalė

Sa mall kam nuk t’a tregoj s’po shteron e shpirtit plagė!

Jam larguar unė e di, pėrmatanė oqeanesh

Si njė yll nė galaktikė, pėrditė endem e po zbardhem!

 

Natyrisht si ēdo tė gjallė kurbeti i jetės qė e mundon

Nėpėr ngjyrat e Ylberit pėr ēdo vit mė transformon!

Porsi dritė e vetėtimės qė njė herė vetem ndriēon

Malli im ėshtė shpėrndarė nuk e di dhe pėr ku shkon ?

 

Kudo ku mendja vėrtitet ate qaj qė s’e zė dot

Mall pėr vendin mėmėdheun psherėtij dhe qaj me lot!

"Kur tė vdes...!"

 

Dhe po vdiqa me kujtoni, se pėr Ju kėndova unė....

Gjithė shpirtin tim e zbrazen...kur kulloj nė varg si lumė!

Dhashė gjitha bukuritė dhe nga gjoksi zemrėn shkula,

Pėrmbi gur e pėrmbi brinje si njė epitaf e ngula!

 

Mos mė qani, por kėndoni pėr tė qenė gjallė kujtimi

Mblidhuni tė gjithė bashkė, nė lėndinė tek gjelbėrimi.

Anės detit, ku rreh vala shkumėzuar pėr mbi shkėmb

Nė pasqyre tė anės detit kam njė dhimbje pėr njė vend!

 

Rreze malit, ku del kroi me ata ujė tė kulluar

E lexoni kėngėn time...dalngadale e shtruar-shtruar !

Kthehuni mė vizitoni, ku ėshtė kryqi epitafi...

Sillni lule Qeparoi, se atje dergjet Petraqi!

 

Do "ringjallem" ameshise...nė "parajsė" i lumturuar

Do krekosem ndėr tė vdekur me shumė lule nėpėr duar!

Mbushur tufa karafilash, trėndafilash pa mbarim...

Njė dhuratė pėr ēdo tė "vdekur" do t'i ndaj nga Ju kujtim!

 

Hajdeni, mos me rrini tė menduar sa jam gjallė me adhuroni

U jap shpirtin u dhashė zemrėn, nėpėr vargje me besoni!

Me Ju lidha miqėsinė, qė s'ka ndarje kurrė mė...

O sa shumė qė rritet malli, kur ka ndarje pėr gjithėnjė!

 

Arshiva e Historisė!

Nga arshiva e trurit tash mė tė lodhur...

Nga pluhuri i harresės kėrkoj e zgjedh.

Ca ngjarje, ca data pėrpiqem t'i shkruaj

Nė tė bardhėn letėr, t'i zė e t'i hedh!

 

Viteve tė jetės kėsaj hallemadhe

Dhe udhėt qė pėrshkova, si njė udhėtar.

Kalova nė shtigje pėrtej oqeanesh,

Mė breu me griu njė det me mall!

 

Stivosur, tė tėra jo mirė arshivuar

Veē dhembje e plagė ngado qė kam shkelur.

Udhė tė brishta e udhė tė zjarrta

Si djalė "plangprishės", kurrė pėrkėdhelur!

 

Gėrmoj e gėrmoj nė tė trurit arshive

tė gjej ndonjė ēast a kohė tė gėzuar...!

Aty kėtu ndriēojnė kujtime

Dhe nė fare pak ēaste kam qenė lumturuar!

 

Si vetėtimė e zjarrtė ndriēon si diell

Si Yll i zjarrtė pėrmbi gjithėsi.

Njohja me vajzėn qė sot e kam grua

Dhe udhėt e jetės pėrshkuam tė DY!

 

Ne ishim prej stralli tė rrahur nga dallga,

ne ishim ēelik i markės sė lartė.

S'na mposhti as jeta, s'na mposhti as flaka

E diktaturės sė kuqe nė tė tria dekada!

 

Bujare, tė varfėr, tė pa ngrėnė mirė

Fisnikė nė racė nė soj e nė dejė...

Si mishi me thoin u ngjitėm tė dy bashkė

Tu bėnim ballė dallgėve qė radhiteshin rrebesh!

 

E triska e taloni kurrė s'na gjunjėzuan

As dorėn nuk shtrimė kurrė pėr lėmoshė...!

U vramė nė shpirt u lėnduam nė zemėr

Nga njė shtet pa fytyrė...me tė kuqe nė bojė!

 

Kam nėpėr duar marrė nga arshiva

Kujtimin mė tė hidhur dhimbjen e paparė.

Kur viteve tė gjata tė gjithė marshuam...

Nė rresht e gatitu tė gjithė si ushtarė!

 

Kush e mallkoi kėtė farė Shqiptari

Qė si komb i lashtė historikisht i kulluar.

Mos vallė diku ėshtė pėrplasur me djallin

Qė u udhėhoq nga njė racė e keqe dhe e ēnjerėzuar?

 

Ajo, kastė famėkeqe e diktaturės flakė

Qė mbi njerėzinė turreshin si ujqėr!

Kur mbushnin burgjet kampet internimet...

Mbi zemra njerėzish...por mjaft tė kėputur!

 

Litarė tė ēeliktė pėrveshur prej gryke

Me dryna e brava si morsa e mbyllur.

As frymė as liri tė gjitha mohuar...

Nga duar banditėsh me kallashėt e “hidhur”..!

 

Kudo sigurimsa nė ēdo vend censure

Pėrgjime e kurthe porsi nė mesjetė.

Njė popull i tėrė ka vuajtė pėr bukė

Nė pesė dekada plot pesėdhjetė vjetė...!

 

Por njė ditė tė bukur nė njė diell dhjetori

Si uragan i paparė populli shpėrtheu.

Njė drite vetėtime si njė llavė e zjarrtė

Shpėrthyen studentėt, sa u tund edhe dheu!

 

Rrėzuan diktatorė rrėzuan piramidėn

Rrėmbyen pushtetin, pushtuesve tė kuq.

Dhe populli i qeshur i mbėshteti "djemtė"...

Pa ditur tė nesėrmen qė do dilte huq!

 

U zhgėnjye vendi u zhgėnjyen zemrat

E popullit tė mjerė qė shumė kish vuajtė!

Ata ishin bij tė baballarėve "demonė"

Akoma mė tė poshtėr nga ē’pamė e dėgjuam!

 

Ata, hapėn varre, dogjėn shkatėrruan...

Rrėmbyen paratė e popullit mbarė.

Ata janė bij djalli dhe shumė mė tė poshtėr

Premtojnė e mashtrojnė si e "komunizmit fare”!

 

Kujdes! Boll na mashtruan-gėnjyen

Se brezat qė vijnė do i gjejė si unė...!

Qė kėrkoj nė arshivė..."njė ēast tė lumturuar"

Por nė jetė tė jetėve s'ndodh ajo punė!

 

Ata, janė tė poshtėr tė pacipė tė pakarakter

Se njė herė zihen...pėrsėri pajtohen...

Rrufeja t'u bjerė...pėrsėri ata ēohen

Se janė farė djalli dhe mbijnė tė tjerė!

 

Si qentė pėr kockė turren ēburrėrohen

tė majmen, tė vjedhin mbi popullin e shkretė.

S’lėshojnė kurrė JO atė karrige.

Po s’jua rrėmbyen tė ndershmit djemtė!

 

Maj 2005/USA

 


Web Hosting · Blog · Guestbooks · Message Forums · Mailing Lists
Easiest Website Builder ever! · Build your own toolbar · Free Talking Character · Email Marketing
powered by a free webtools company bravenet.com