|
Interviste
|
Flet pėr gazetėn TemA studiuesi i njohur
shqiptar nė New York
Z. Genc Leka
|
Dėrguar nga Petraq
Pali per www.albnet.gr
(Studiuesi shqiptar Z. Genc Leka ėshtė Anėtar i Federatės sė
Mėsuesve tė New York-ut dhe tė Amerikės nė SHBA. Anėtar i Shoqatės sė
Shkrimtarėve Shqiptarė nė Amerikė dhe njė ndėr themeluesit kryesor tė
krijimit tė Akademisė sė Shkencave Shqiptaro - Amerikane nė SHBA.
Gjithashtu ai punon si edukator i asociuar nė njė shkollė tė mesme tė
arsimit special nė New York)
- Z. Leka, nė librin tuaj tė titulluar Nėnė Tereza botuar nė vitin
98 nė New York, ju shkruani se gjuha shqipe ėshtė gjuha mė e vjetėr indoevropiane
nė botė. Mbi cilat fakte bazoheni kur shpreheni kėshtu?
Shkollarėt e shquar amerikanė kanė filluar tė
bazohen shumė tek tradita popullore. Edhe unė pa ardhur nė Amerikė kam dėgjuar nga im atė se njė
profesor i tij jurist kishte thėnė se gjuha shqipe ėshtė gjuha mė e vjetėr
nė botė. Gjithashtu njė diēka tė tillė im atė e kishte dėgjuar nga
Rilindasit, tė cilėt e kanė thėnė kėtė brez pas brezi. Babai im ka kryer
studimet e larta nė Kostandinopol nė vitin 1912 dhe ai transmetonte idetė e
Rilindasve se gjuha shqipe ėshtė gjuha mė e vjetėr mbi tokė. Kur unė erdha
nė SHBA nė 1990, kėtė shprehje e kam gjetur edhe nė librin Old Calabria
nė Bibliotekėn e New York-ut, si dhe nė shumė libra tė tjerė.
- Pse e keni lidhur gjuhėn shqipe pikėrisht tek ky
Libėr?
Qėllimi im ishte tė sensibilizoja opinionin shqiptar qė
tė vija ata nė lėvizje pėr tė gjetur rrėnjėt e veta. Nė nėntor tė vitit 99 unė i paraqita botuesit tė gazetės
Iliria Ekrem Bardhės dhe Vehbi Bajramit Pemėn Gjenealogjike Indoevropiane,
ku gjuha shqipe ėshtė degėzimi i parė nga rrėnja. Qė tė dy ishin tė
gatshėm pėr ta botuar kėtė shkrim dhe kėtė fotokopje por unė isha shumė i
zėnė nė atė kohė. Disa vite mė vonė pata rastin tė lexoj
shkrime tė kėtij karakteri me autorė tė ndryshėm. Dhe
pėr kėtė ndjehem krenar, se pėrpjekjet e mia nė kėtė drejtim vunė vėrtetė
nė lėvizje opinionin e gjerė tė intelektualėve mbi vėrtetėsinė e lashtėsisė
sė gjuhės shqipe.
- Po drejtuesit e Akademisė sė
Shkencave nė Shqipėri a e mbėshtetėn kėtė ide
tuajėn?
Nė vitin 1996 unė isha Redaktor i Revistės Trojet
Tona sė bashku edhe me Drejtuesin e Revistės Z. Tom Palokaj, zhvilluam njė
intervistė me Prof. Shaban Demiraj. Njėra nga pyetjet qė unė i drejtova atij ishte: - Shkollarėt
amerikanė thonė se gjuha shqipe ėshtė gjuha mė e vjetėr mbi tokė. Po ju
ēfarė mendimi keni? Dhe pėrgjigja e tij ishte kjo:-
Gjuha shqipe ėshtė njė nga gjuhėt mė tė vjetra tė Ballkanit.
- Ēfarė konstatuat ju nga kjo pėrgjigje Z. Leka?
Unė konstatova se shkencėtarėt shqiptarė janė tė
ndrydhur nga politika pasi atje mund tė ndodhė gjithēka, por njėkohėsisht
kuptova se ka mungesė informacioni. Ndėrsa ne studiojmė,
lexojmė dhe kemi mundėsi tė hulumtojmė nėpėr librat mė tė fundit tė
shkencės gjuhėsore, ku ėshtė vėrtetuar se gjuha shqipe ka dalė gjuha mė e
vjetėr nė botė dhe renditet 9500 vjet para Krishtit.
- A mund ti njohim lexuesit tanė se si quhet
libri ku jeni bazuar mbi lashtėsinė e gjuhės sonė?
Libri quhet Luigi Genes, Peoples and Languages
me autor Luigi Luca Cavalli - Sforca.
- Studiuesit e huaj e kanė pėrcaktuar njė gjė tė
tillė, por mendimi juaj personal cili ėshtė?
Mendimi im personal ėshtė se gjuha shqipe ėshtė
nėnė e baskishtes, burushaskitishtes, tokearjanit edhe kaukazishtes. Pėr ne shqiptarėt ėshtė
e mjaftueshme pėrcaktimi i ADN-sė tė cilėn nuk mund ta bėjmė dot vetė.
- Ēfarė ėshtė ADN-ja?
ADN-ja ėshtė njė zbulim i vitit 1952 edhe mė
pėrpara i karbonit 14 radioaktiv, qė pėrcakton vjetėrsinė e objekteve
arkeologjike, mbetjet artikularike tė trupit tė njeriut, si dhe tė fosileve
me plus-minus 100 vjet. Studiuesja e parė qė e zbuloi strukturėn helikale bazike tė
molekulės sė ADN-sė nė vitin 1952 ėshtė Rozalinė Franklin. (1920-1958) Pas vdekjes sė saj nė vitin 1962 James Watson i
cili fitoi edhe Ēmimin Nobel pėr Medicine realizoi Ēelėsin e ADN-sė, dmth
molekulėn e trashėgimisė.
- Sipas jush si studiues kush mund tė quhet Albanolog?
Unė nuk kam
vėrejte pėr titujt e gradat e atyre qė i kanė kryer shkollat e larta nė
Shqipėri. Por i mbėshtes dhe i pėrkrah ata qė konsiderohen albanologė nė
pėrpjekjet e tyre. Por qė tė jemi realist duhet tė kuptojmė se Albanologjia
ėshtė shkenca mė e vėshtirė e historisė sė njerėzimit. Pėr tu bėrė njė
albanalog i suksesshėm nė rradhė tė parė duhet tė jesh arkeograf, shkencė e
cila nuk ėshtė vetėm njė degė e historisė por qė mbulon njė numėr tė madh
fushash si psikologji, arkeologji, matematike, etnologji, etiomologji,
etnografi, gjuhėt lashta dhe moderne, filozofi, estetikė, e mbi tė gjitha
duhet tė studiohet historia e proēesit tė tė menduarit. Po kėshtu duhen
vizituar Muzeumet e Botės, si edhe duhet studiuar epigrafia dhe misteret e
alfabeteve. Ka shumė mė tepėr se kaq, por mos tė harrojmė se shqiptarėt
janė populli i parė nė historinė e njerėzimit qė krijuan alfabetin fonetik
dhe ēdo gėrmė e alfabetit fonetik ka histori nė gjuhėn e lashtė shqipe.
- A mund tė na jepni ndonjė shembull?
Shumė shkollarė tė Europės thonė, se alfa, beta
dhe gama, nuk kanė kuptim nė gjuhėn klasike greke, sepse janė tė huazuara
nga fenikishtja dhe ugaritishtja. Historia qėndron kėtu pėr tė civilizuar
njerėzimin. Shqipen nga alfabeti me kunja e kthyen
me gėrma, nga ku A-ja ka kuptimin e lopės qė lėronte tokėn, me emrin lopė
pėrfshiheshin lopa, demi, kau dhe bualli. Dhe kėshtu A ėshtė pikturuar me brirėt me kėnd qė ėshtė alfa. Pa lopėn nuk mund tė punohej toka si dhe ishte mbijetesė e
domosdoshme nė familje. B-betha (ose banus) qė do tė thotė banesė,
ku me shtėpi fillon civilizimi. ?- gama ėshtė grepi qė shėrben pėr tė varur rrobat nė
familje. Kur vjen njeriu nė shtėpi qė pushon var rrobat
nė grepin qė ėshtė ngulur nė mur. H- ėshtė
gardhi i shtėpisė, ku vihet kufiri. Aty ku
caktohej gardhi nuk lejohej tė dilte lopa, si edhe i huaji i familjes e
kishte tė ndaluar hyrjen pa prezencėn e tė zotit tė shtėpisė. H do tė thotė hop ose hov. Domethėnė duhet bėrė hop ose
hov nga vendi pėr tė kaluar gardhin. Kėtė kuptim ka gėrma
H.
- Z. Leka, gjithashtu nė njė shkrim tuajin ku shkruani pėr
Aleksandrin e Madh kam lexuar diēka mbi Jeruzalemin. Ēfarė
lidhje ka Jeruzalemi me Shqiptarėt?
Edhe nė kėtė shkrim qėllimi im ishte pėr tė
sensibilizuar opinionin, ku intelektualė dhe studiues shqiptarė dhe tė huaj
tė gėrmojnė mė tepėr pėr Jeruzalemin pėrpara Biblės. Ky ėshtė qytet i themeluar nga
Pellazgėt. Fisi Ilirian Jebuzit ishte fisi qė
banoi nė Jeruzalem para se tė themelonte Mbretėrinė e tij Davidi Mbreti i
Jeruzalemit. Siē dihet Davidi mori pėr grua me
detyrim Beth-Shevėn e bukur qė ishte njė Ilirjane nga fisi Jebuzit dhe
familjes sė re i u shtua njė djalė tė cilin e quajtėn Solomon. Mbreti Solomon ishte mbreti mė i menēur i Izraelit. Nė
atė kohė pas vdekjes sė Mbretit Solomon, Izraeli nxorri njė rregull qė pėr
tu quajtur hebre duhet qė nėna tė ishte hebre. Ky rregull u bė ligj pėr
shkak tė nėnės sė Solomonit qė ishte nga fisi Ilir i Jebusitėve, d.m.th
shqiptare.
Solomoni trashėgoi Psalmet nga nėna e tij qė nė Bibėl
njihen si Psalmet e Solomonit. Ka disa shkollarė
tė huaj qė e kundėrshtojnė kėtė gjė. Por kjo ėshtė
e vėrtetė, sepse pasi shqiptarėt e kanė patur gojėn tė mbyllur pėr shkak tė
pushtimeve romane, otomane dhe komuniste. Qė nga
ajo kohė mbasi kishin bashkėjetuar dhe martuar me njėri-tjetrin, shqiptarėt
i kanė mbrojtur pa ndėrprerje izraelitėt. Po
tė gėrmohet mė tepėr do tė shikojmė se Moisiu i thotė pasuesve tė tij: Do
tju drejtoj tek njė popull qė ėshtė populli mė mikpritės i botės. Kėtė libėr qė unė e kam studiuar dhe jam bazuar pėr tė thėnė tė
vėrtetėn mbi gjuhėn tonė shqipe e kam dhuratė nga Dr. Wolintz, i cili ėshtė
Numri 1 i Shkencės Oftalmologjike Amerikane.
- Po ju Z. Leka,
pse nuk jeni angazhuar nė Institucionet pėrkatėse pėr ti
institucionalizuar kėto dėshmi?
Sikurse shpjegova
pak mė lartė nė vitin 1997, Dr. Wolintz u interesua pėr tė mė gjetur vend
punė nė njė nga Institucionet mė tė rėndėsishme qė merret me hulumtimet e
kėsaj fushe. Por unė e kam parė tė arsyeshme tė punoj nė
mėnyrė indipendente
Sepse unė nuk dua tė them jo atėherė kur duhet tė
them po.
- Edhe njė pyetje e fundit. Gjatė bisedės me njė Profesor
tė huaj mesa mė kujtohet ka qenė fundi i vitit 2001, keni diskutuar pėr njė
libėr qė ndodhet nė bibliotekat e New York-ut dhe qė fliste pėr shkrimet
liturgjike nė gjuhėn shqipe. A mund tė na flisni
diēka nė lidhje me kėtė libėr?
Po
mė kujtohet shumė mirė. Kjo ngjarje ka ndodhur nė 27 tetor tė vitit
2001, ku unė pas shumė kohė kėrkimesh dhe pas njė njoftimi qė kisha, arrita
tė gjej nė njė nga bibliotekat e New York-ut njė libėr qė bėnte fjalė pėr
shkrimet liturgjike nė gjuhėn shqipe. Unė akoma nuk kam botuar asgjė nė
lidhje me kėtė fakt pėr arsye se dua tė jem shumė i sigurtė nė ato qė do tė
paraqes pėrpara opinionit publik. Pėr njė gjė jam i sigurtė se njė nga
Papat e Romės me firmėn e tij origjinale ka firmosur dhe deklaruar se ky
shkrim ėshtė nė gjuhėn shqipe. Duhet theksuar se Papa
kishte studiuar edhe Paleontologji. Por unė shumė shpejt do ta bėj
publike kėtė tė vėrtetė sė bashku me deklaratėn e Papės. Libri
ėshtė rreth dy shekuj e gjysmė mė i vjetėr se Meshari i Gjon Boukut, por
mendoj se ėshtė edhe mė i vjetėr, si dhe ėshtė i shkruar toskėrisht.
- Ju faleminderit.
|