|
|
|
|
P O E T I
- Nė 60 vjetorin e Lindjes sė Petraq
Palit Nga Qazim Rrushaj POETI Ti Je Ti Je Ti Je Madje bie nė lulet e Fushės sė Jetės, Ti Je Ti Je Ti Je Ti Je Ky ėshtė Poeti Ky ėshtė Poeti Ky ėshtė Poeti Njerėzit mohojnė vetveten pėr shkėlqimin
e tij. Pėr sa kohė njerėzit do tė jenė nė
gjumė? Deri kur qenia njerėzore do tė nderojė
tė vdekurin Poet, Poet, ****************************** I dashur vėlla Petraq! E kam detyrė mendjeje e zemre, pėr ta
kujtuar kurdoherė e me gjithė zjarrin e shpirtit tė paharruarin Janko Pali. Pėrsėri e pėrsėri, me gjithė fuqinė e
penės sime tė thjeshtė, do tė shkruaj plot frymėzim e pasion, pėr tė...! Do tė shkruaj pėr TĖ dhe pėr TY ! Pėr tė dy! Dhe kėtė dėshirė e premtim, do ta bėj
realitet, me shumė dashuri e mirėnjohje, duke tė uruar! Pėr jetė e paē kėngėn burim Lizikoi, Trėndėlinė
Gjivlashi, fllad e gjėmim JONI. Mbetsh pėrherė djalė i ri, plot energji,
e frymėzime tė zjarrta, pėr tė mirėn e kėsaj toke me emrin e bukur, plot
magji Toka e kapedanėve Tė pėrshėndes: Me rrahjet e sinqerta tė zemrės, tė
pastra si rrezet e diellit, maleve tė Vetėtimės, bij e sė cilės jemi dhe do
tė mbetemi pėrjetė. I juaji ODISEA GORO, Qeparo, mė
24.08.2004, Ora 6 e mėngjesit! PENĖN SOT E MBAN I BIRI Thonė brehej nėpėr vite Bregasi, si kreshtė mali Burri me mendje prej drite Penė arti JANKO PALI. Me merak ngrysej e gdhihej Njė mendim, thellė e mundonte Pėrbrenda nga deti gėrryhej Kėngėn, kush do ta vazhdonte. Nga tre djemtė tre tė mirėt Kush do digjej zjarr e shpuzė, Kush do mblidhte xhevahiret Qė mban populli nė buzė Thonė brehej nėpėr vite Brehej sa i therte gjiri Kush do mbajė penėn prej drite Atė, sot e mban i biri! Odisea Goro Shkrimtar, poet, publicist. Qeparo, 15.08.2004 Letra e tretė Nga Odise Goro Shkrimtar, Poet, Publicist. Nga
zjarri pėr tokėn mėmė...! (Letėr, Poetit
Petraq J. PALI, emigrant nė SHBA) Shkruan: Odisea Goro
E kam me tė
dėgjuar, se yt Atė, (Qė ėshtė edhe Ati YNĖ, se njė mėsues i mirė, pėr ēdo
brez mbetet njė prind fisnik,- e kishte merak, se kush do ta mbante penėn e
tij, pasi ai tė ikte pėrgjithmonė: poeti, pedagogu, poligloti e folkloristi, gjuhėtari
e historiani, muzikanti e njeriu i mirė- babai juaj! (Odisea Goro) Je larg. Shumė
larg. Me mijėra kilometra, i ndarė nga gurėt, ku u linde, ku u rrite, ku
kapėrceve pragun e shtėpisė, dhe u nise udhėve tė jetės...! Erdhi njė ditė,
mė e vėshtirė, se ato qė shkove shtigjeve tė Atdheut. Si plot e plot bregas
tė tjerė, zgjodhe rrugėn e hidhur tė kurbetit. Si gjyshėrit dhe etėrit tanė,
pėrsėrite refrenin e kohės sė shkuar... Ēave dete dhe oqeane. Nė
fillim provove ishullin magjik tė Korfuzit dhe me pas pėr ėndrra mes thinjash
mbėrrite nė Amerikė...ku derdhe djersėn e punės dhe tė kėngės, me trastėn e
emigrantit nė shpinė, duke pritur muzgjet dhe agimet me shpresėn e kthimit tė
gurėt ku ke lerė, i djegur dhe i pėrvėluar, nga zjarri pėr TOKĖN MĖMĖ! Shpirtin e mban tė
mbushur dinga me mushtin dehės tė muzės sė vjershėrimeve. Qė nga libri i
parė, tek i katėrti, ta ndiej e ta dėgjoj gurgullimėn e ėmbėl tė kroit tė
Lizikoit, ta shoh vesėn e argjendė te petalet e trėndelinės nė Gjivlash, ta
thith, thellė mushkėrive tė mi, buēimėn e flladin e dallgėve tė Jonit, ta
lexoj zemrėn nė kėngė... Me mallin e pėrvėluar
pėr shtėpinė e pėr fshatin, pėr krahinėn e pėr vendin, e ke tė mbushur zemrėn
dhe mendjen. Blerimi i limonėve, pėrkundja paqėsore e degėve tė ullinjve
shekullorė, aroma e luleve mjaltėngarkuar, tė kundėrmojnė nė gjirin e
gjerė-det, aty ku tė ndizet frymėzimi e merr penėn pėr tė shkruar. Paēka se pėllėmbėt
i ke plot kallo nga punėt e rėnda, tė kėndon pena nė dorė, se nuk
ligėshtohesh. Pėrkundrazi. Me dridhėrima
shkėndijash nga stralli i kėtyre gurėve, shkrep shpirtin e i bėn pėrdaf
krijimet. Na ngroh me zjarrin e kėngėve tė serenadave, tė vjershave e poemave
tė tua. Mė vonė, si ai
lumi i rrėmbyeshėm, qė shtrohet nė shtratin e tij, sa bie nė fushė; tė shohim
familjar tė pėrzemėrt, bashkėshort e prind i mire e i shkėlqyer, gjysh tė
dashur e shumė tė dhembur...! Je, e mbetesh, nė
ēdo krijim, ai qeparotas e bregas patriot, qė e do vendin e popullin, duke
mbetur bir i denjė, i "Mėsuesit tė Merituar"- Janko Pali. E kam me tė
dėgjuar, se yt Atė, (Qė ėshtė edhe Ati YNĖ, se njė mėsues i mirė, pėr ēdo
brez mbetet njė prind fisnik- autori), e kishte merak, se kush do ta mbante
penėn e tij, pasi ai tė ikte pėrgjithmonė: poeti, pedagogu, poligloti e
folkloristi, gjuhėtari e historiani, muzikanti e njeriu i mirė- babai juaj! Tashmė, ai burrė
madhėshtor, aty tek prehet, nė Lekekond, i lodhur pas njė jete gati
shekullore, nė arsim, nė art e nė kulturė, s'brehet nga asnjė merak. Pėrkundrazi,
shpirti i prehet nė Paqe, se penėn e mban i biri. Dhe e mban
shumė-shumė mirė, se je i thjeshtė, nė tė vjershėruar. I thellė nė tė
menduar. I kthjellėt, nė tė pasqyruar. I dhembshur, nė tė pėrjetuar, I ashpėr
nė tė kritikuar... I drejtė nė tė gjykuar. Nuk i harron,
pėr asnjė ēast, as shokėt e tu tė punės, nė vitet e errėta, nė diktaturė,
ashtu siē nuk harron as ata, qė skėterra moniste, u pėrpoq t'i linte nė
errėsirė. Nuk i harron
kurrė as tė rėnėt pėr liri. Me krenari, i kėndon trimėrisė sė tyre, ashtu siē
u kėndon edhe njerėzve tė thjeshtė tė punės, bujqėsore duarartė tė bregdetit,
barinjve qė mbeten staneve e brinjave, ngritėsve tė tarracave, peshkatarėve.
Rritėsve tė ullinjve e tė limonėve. Vuan e heq nė
shpirt, tek e mban para syve pėrherė, fushėn pjellore tė Qeparoit, si njė
copė tokė "tė kėputur nga Misiri", sot tė lėnė djerrė e tė
papunuar! Tė dhemb zemra
kur kujton kullat e kapedanėve, dikur borė tė bardha, kurse sot muret e
shtėpive tė fshatit "qajnė" pėr pak gėlqere...Atėherė, dhimbja jote
bėhet thirje e fuqishme pėr tė mos harruar vendin tonė, pėr t'u kthyer
njėherė e pėrgjithmonė, nė kėto anė...! Njerėzit janė
ata, qė e mbajnė tė gjallė jetėn, tė ndezura vatrat, tė hapura portat e
shtėpive, nė tė bukurat brigjet tona... Nė njė rivierė bukurirrallė, si kjo e
jona ėshtė e pafalshme tė ketė njė ikje masive njerėzish, ikje qė tė ngjall
frikė, panik, dėshpėrim...! Prandaj mendja
dhe zemra jote, ėshtė kėtu, gjithmonė kėtu, nė bregdet. Nuk ka mėsim e mesazh
mė tė madh pėr njė poet, i cili ēdo varg, ēdo kėngė, ēdo poezi e bėn shteg e
monopat, ku kalon malli e dashuria pėr vendlindjen dhe popullin e tij. Ti je e mbetesh
bir krenar i kėtij populli, pasardhės e trashėgues besnik i veprės sė ndritur
tė Babait tėnd, "Mėsuesit tė Merituar" - Janko Pali, qė mbarė
bregasve, bashkėfshatarėve e bashkėkrahinorėve, dashamirėsve tė artit dhe tė
kulturės e tė dijeve, kudo, u bėn dhuratė veprėn e ēmuar qė la pas Ai, nė tė
gjitha fushat, ku hoqi brazda e mbolli dritė pena e tij e artė. Ta mbash gėzuar
e me nder, atė penė tė florinjtė tė tij!...Tė ndrittė nė dorė! Dhe nėse
ndokush, i shtyrė nga zemėrvogėlsia e vetes, nga smira apo zilia e tij, t'i
quan krijimet "bejte", e kuptoftė njė ditė se tė shkruarit me varg
tė rregullt, a frymė tė theksuar popullore, nuk ėshtė "stil i
vjetėruar". Pėrkundrazi, nė gurgullimėn e shpirtit tė popullit, shumė
poetė, kanė bėrė mrekullira dhe kanė lėnė pas, pavdekėsinė...! Nejse...! Jetoje jetėn,
vėlla. Jetoje, ashtu siē e ke jetuar, nė ēdo kohė, nė ballė tė shokėve, plot
vrull dhe energji tė pashtershme djaloshare. Kėndoji asaj!
Ashtu siē i kėndon. Jepna prushin e
shpirtit, zjarrin e mendimit, mjaltin e zemrės. Tė kėndoftė
pena, ndėr vite. Vitet me thinja, i paē pėrherė zambakė tė bardhė, mbi valėt
e Jonit, plot kundėrmime poezie, si dhuratė pėr brezat e sotėm dhe pėr brezat
qė do tė vijnė mbi kėtė tokė, me emrin "Toka e kapedanėve". Himarė, mė 22
Gusht, 2004 ODISEA GORO d.v. POETI DHE PATRIOTI PETRAQ PALI. Shkruan: Silo Mucko Ka kohė qė kam dashur tė shkruaj
diēka pėr Petraq Palin, dhe jo thjesht pėr faktin se ai ėshtė bashkėfshatari,
shoku dhe miku im, por, pėr atė, qė ai, mė mirė se kushdo tjetėr dhe mė
shumė, diti tė bėjė pėrgjithėsimin dhe pėrjetėsimin e vlerave historike,
kulturore, sociale etj. tė fshatit tė vet- Qeparoit, fshatit tė kapedanėve,
nėpėrmjet shkrimeve tė tija tė shumta tė botuara kėto pesėmbėdhjetė vjetėt e
fundit, nė tre vėllime me poezi dhe dy nė prozė, si edhe tė mjaft shkrimeve
tė tjera tė botuara nė vebfaqe, revista e gazeta tė ndryshme. Nė kėtė
drejtim, pa as mė tė voglin teprim, ay ėshtė Qeparotasi mė prodhimtar, tė
paktėn deri mė sot. Krijimtarinė e tij letrare Ai e
nisi nė moshė tė pjekur, dhe siē ndodh jo rėndom nė tė tilla raste, ajo zhvillohet
e vrullshme, e gjithanshme dhe e larmishme, e tė krijohet pėrshtypja sikur
Petraqi me kėtė ritėm, kėrkon tė fitojė sa mė shumė nga koha e humbur.
Dhe ky fenomen ndodh pothuajse tek tė gjithė krijuesit e vonuar. Tradita familjare, dhuntia,
intelekti dhe pėrvoja e jetės pėrbėjnė bazėn mbi tė cilėn hodhi shtat
krijimtaria e tij. Ėshtė aktualisht ndėr intelektualėt Qeparotas me
krijimtarinė mė tė madhe, mė interesante, e pse jo, edhe mė popullori. Them
mė popullori, mbasi botimet e tij i gjen sot nė ēdo shtėpi Qeparotase, nė
Kudhės, Himarė, e nė tė gjitha fshatrat e Bregut; i gjen ato tek tė
gjithė emigrantėt Qeparotas kudo qė ndodhen nė botė; i gjen tek dhjetra e
dhjetra miq e shokė tė Tij, dashamirės tė librit, tė Qeparoit. Dhe tė gjitha
botimet e tij, Ai i ka bėrė dhuratė, njė veprim sa bujar aq edhe
fisnik, e me tė vetmin qėllim, qė ata, dhe jo vetėm ata brezi ekzistues, por
edhe brezat pasardhės tė dinė pėr tė kaluarėn e tė parėve tė tyre. Dhe kjo
ėshtė shumė. Po nė kėtė mėnyre ai ka vepruar, edhe pėr botimet e babait tė
vet-Mėsuesit tė Merituar- Janko Pali, me Historia e Qeparoit, Afėr fundit po
shikoj dhe Feniksi i Himarės-Neēo Muko (monografi). Dhe qeparotasit i janė mirėnjohės
Petraqit pėr kėtė veprim bujar tė tij, tė cilėt me mburrje e shprehin haptas.
Vjet, kur ndodhesha me pushime nė Qeparo, dėgjoje tė flisnin me respekt pėr
Petraqin; tė shikoje njerėzit nėn hijen e tendave nė anė tė detit, me librat
e tij nėpėr duar, tė diskutonin pėr to, ta falenderonin. Dhe ky ėshtė
treguesi mė sinjifikativ i personalitetit tė Petraq Palit, i krijimtarisė sė
tij. Natyrisht, kishte edhe ndonjė intelektual vjeshtak, qė nuk shikonte mė
larg se hunda e vet, e qė gjithė jetės, ndonėse e quajti veten intelektual,
nuk la asnjė gjurmė, e jo vetėm pėr Qeparonė, por as pėr veten e vet. Natyrisht, Petraq Pali nuk mbaroi
universitetin, se jo tė gjithėve atė kohė iu jepej mundėsia, por, i
rritur midis librave nė njė familje pėrparimdashėse, tek ai pak e nga pak
hodhėn rrėnjėt dashuria pėr librin. Dhuntia, dhe talenti tek Petraqi
shpėrthejnė nė kohėn e duhur. Dhe kjo ėshtė njėra anė, dhe ndoshta kryesorja -
Gjeni, tek i cili duhet kėrkuar suksesi i tij nė fushėn e krijimtarisė
letrare. Ana tjetėr ishte vetė intelekti i Petraqit, i cili qysh fėmijė
dallohej midis moshatarėve tė vet pėr fantazinė e tij shumė tė zhvilluar, e veēanėrisht
pėr detin me tė cilin nuk ngopej kurrė. Pėrvoja e punės dhe natyra shoqėrore
e tij, ishin tregues qė i dhanė mundėsi tė mbledhi dhe regjistrojė me kujdes
gjatė gjithė viteve nė memorien e vet zahirenė, gjė qė mė vonė u
evidentua mjaft mirė nė tė gjitha krijimet e tija, e veēanėrisht nė
vėllimet nė prozė, Vise dhe njerėz Perėndie dhe Gjėma e Madhe. Dhe sė
fundi, ndryshimet politiko-shoqėrore nė Shqipėri dhe rruga e gjatė e
emigracionit, krijuan tek ai terrenin e pėrshtatshėm pėr tė zhvilluar njė
krijimtari tė mirėfilltė, tė larmishme dhe interesante. Shkrimet e tij tė para, filluan
tė marrin udhė mbas viteve `90, e, ato ishin kryesisht poezi, qė i
kushtoheshin mallit e dashurisė pėr fshatin, detit tė tij tė adhuruar,
emigracionit, ndodhive e ngjarjeve tė ndryshme, shokėve e miqve tė tij, pa
harruar asnjėherė tė bukurėn pėr tė cilėn pena e tij dukej se rrėshqiste mė
shpejt, si dhe fshatarėve Qeparotas, qė me punėn e tyre u bėnė simbole tė
dashurisė, respektit e humanizmit. Fillimi i jetės sė tek Petraqi
(dhe jo vetėm tek ai, por tek tė gjithė), nė ishullin e Korfuzit nė Greqi,
nuk ishte njė gjė e lehtė, dhe jo mė tepėr nga pėrballja fizike se sa nga ana
morale-psikologjike. Por edhe nė kėto kushte ai, jo vetėm nuk e uli kokėn,
por gjente kohė tė hidhte nė letėr edhe hallet dhe shqetėsimet e punės se
emigrantit, e qė mė vonė i botoi nė vėllimet poetike: Jam larg, Ecej nėpėr
vite dhe Bronx pėrmbi stėrkala. Mė vonė vendoset familjarisht si
emigrant i pėrhershėm nė shtetin Virxhinia tė SHBA-sė, nga ku krijimtaria e
tij letrare bėhet mė intensive, dhe botimet pasojnė njėritjetrin. Kėtė vit, nė kongresin e shoqatės
tė shkrimtarėve Shqiptarė tė Amerikės, Petraqit ju dha ēmimi Pena e artė pėr
vėllimin nė prozė: Vise dhe njerėz Perėndie duke e cilėsuar atė si njė nga
botimet mė tė arritura, si mė i mirė do tė thosha midis botimeve tė tij
tė mira. Krenohet Petraqi, por krenohemi edhe ne miqtė e shokėt e tij,
krenohen tė gjithė Qeparotasit dhe tė gjithė dashamirėt e artit letrar tė tė
gjitha viseve tona tė shpėrndara gjithandej! Por, Petraqi nuk ėshtė vetėm
krijues, por ai ėshtė mbi tė gjitha njė patriot i devotshėm, njė veprimtar i
mirė shoqėror. Me inisiativėn e tij u mundėsua krijimi i Lidhja e
Qeparotasve dhe miqtė e saj nė internet. Krijimi i kėsaj vebfaqeje ka luajtur
dhe luan njė rol tė madh nė forcimin e dashurisė dhe miqėsisė midis
intelektualėve emigrantė kudo nė botė, nė mbajtjen lart tė frymės sė
patriotizmit. Sot, nėpėrmjet kėsaj faqeje, jemi bėrė shokė e miq me korrespodencė,
shkėmbejmė mesazhe miqėsie, ndjekim krijimtarinė e njėritjetrit, argėtohemi,
bėjmė humor, marrim pjesė nė gėzimet e hidhėrimet e njėritjetrit, urojmė e
pėrshėndesim. E, kush nuk e njeh sot biografinė e Vitores tonė tė
dashur dhe tė mirė, bijėn e saj, Mardenėn, djalit, motrės Eldes; Tė Nirvanės
sė matur e tė menēur, tė jetės sė babait tė saj, Arditės, Drenushės tė flaktė
nga Kosova jone, Raimondės, Evisit, Meritės, Agim Bacellit, Farukut, Gjokės,
Ramizit, Lekės, Pandit, Vlashit, Minait nė Selanik, Vasilit nė Francė, Mirit
nė Athinė, Valterit tė palodhur me ekipin e vet tė Stėrkalės, e tė dhjetra e
dhjetra shoqeve e shokėve. Dhe midis tė tjerash, kjo ėshtė merita e Petraqit,
e punės sė tij tė palodhur, tė gjithkundodhur. Dhe ky ėshtė fakt. Po jo vetėm kaq. Petraqi pėr ne
Qeparotasit, ka qenė dhe ėshtė qendra e informacionit. Shtėpia e tij, aty nė
shtetin Virxhinia tė SHBA-s., ėshtė e hapur pėr tė gjithė Qeparotasit, e pse
jo pėr tė gjithė shokėt e miqtė e tij. Tė bėhet zemra mal, kur shikon
se tė gjithė nė shtėpinė e Petraqit, gruaja e tij-Kristina, bijat Margarita
dhe Jolanda, biri, Skerdilaidi, dhėndurėt Xhimi e Landi, tė presin me buzė nė
gaz. Njerėz tė gėzuar, bujarė e me shumė humor. Pra, edhe kjo, jeta e gėzuar nė
familjen e tij, tė madhe, njė mikrokomunitet mė vete, e bėn Petraqin me
krahė dhe pena e tij tė mos pushojė kurrė sė shkruari, gjithmonė nė
humor, gjithmonė tė qeshur. Sė shpejti
Petraqi dhe e gjithė familja e vet ka me pasė edhe njė gėzim tė madh, shumė
tė madh. Mbas tre javėsh, mė 30 Tetor, ai marton birin e tij, Skerdilaidin me
Elsen. E, me kėtė rast i uroj nga zemra: DJALI T`I TRASHĖGOHET, ME JETĖ TĖ
LUMTUR, E ME PLOT NIPĖR E MBESA. SILO MUCKO --------------------- Urimi im pėr JU!
Urimet tuaja prita O tė dashur miq Nė vitin e gjashtėdhjetė Fillova qė tė hyj! Mė ikėn vitet dhe s'kuptova asgjė Por kur mora urimet qava me plot zė Lotova, jo pse mė iku plot edhe njė vit Nė ndjenjat e brendshme mė mbyt njė
gėzim! Mė madhėshtuat me dashurinė qė dėrguat Respekt tek ju gėzuar kam fituar Prandaj me kėto vargje ju miq ju
pėrshėndes Tė rroni tė gėzoni mbi tė qindat vjet Gėzim paēi e zoti ju bekoftė Diell e sheqer nga do shkofshi shtroftė Sa tė mira e dashuri ka bashkėsia Kur njerėzit respektojnė e s'mbajnė
mėrrira! Ah... vitet shkojnė, rrjedhin nė ujėvare Kur je mes miqsh je djalė harbuar si
kalė Tė gėzon shpirti e ėmbėl ėshtė jeta Gjeneratat vijnė cikėl, larg nga e
vėrteta! PJP Cikėl-MALL 12/1/2003 Nė pėrvjetorin e 60-tė, tė lindjes sime! 1 Dhjetor 1944 (Pa egoizėm) Porsi rrapi rritėm-vyshkem Edhe vitet po stivos... Si njė mjergull si njė ėndėrr Nėpėr jetėn udhėtoj! Kalojnė vitet dhe dekadat Qė nga zero nė gjashtėdhjetė Ēdo qelizė ėshtė shndėrruar... Ngjyra plaku do tė ketė! Plot dekada gjashtė herė Qysh kur linda nė Ēlirim Udhėt nisa por nuk u sosėn Ja pra... sot, jam nė mėrgim...! Me tė mira boll rrethuar Me fėmijė e nipa plot... Pak kurrizi shtrembėruar Ikur qendre, sndreqet dot! Dhashė gjithė dashurinė Edhe vitet i dhurova... Tė ėmblės jetė bukuritė U pėrpoqa t'ia shijoja! Dhe rrėmbeva ėmbėlsi Nėpėr rrugėt qė pėrshkova... Ngela nė zemėr djalė i ri... Plot njė det me mall mblodha! Celuloidi: vjetėruar... ( i jetės time) Si dhe fotot pėr mbi tė... S'mbahen mend tė gjitha ngjarjet Vetėm tre kanė ngelur nė mend! Mbi tė gjitha Dashuria... Asnjė herė kurrė s'ndahet, Njė uratė nga Perėndia Me vendlindjen ajo matet! S'jam pishman kurrė asnjėherė Sikur vdekja sot tė mbėrrijė... Njė biletė kam rezervuar Pranė Jonit tė mė gjejė! Dhe detyrėn: siē tha: Krishti (erdha, pashė, shkova) Mirė fare e pėrmbusha, Dy prej tyre i zbatova Si flori lidhur tek gusha! Por e treta e sigurt... Njė ditė do tė mė vijė... Por do ngelet kėnga ime... Buzė detit, nė ēdo brinjė . Dhe urimet nėpėr vargje Vetes time ia kushtoj... Si gjithmonė djalė i mbrapshtė Sot vetvetes i kėndoj! Gjithmonė mbi krahė malli Fluturoj e fluturoj... Kėnga ime njė ditė do ndalet Qeparo...kur tė pushoj! P. J. P. Tė gjithė qė mė lexoni Nė ditėlindje po JU ftoj Pini nga njė broke vere Sa jam gjallė tju pėrqafoj! -------------------------- "Penėn e artė" pėr librin tim
"Vise dhe njerėz perėndie" |
bravenet.com