untitled
viviti

Beqir Sina

Ruajtės i denjė i traditės familjare

Nė gjurmėt e Janko Ll. Palit, vazhdon rrugėn e tij i biri, Petraq J. Pali

NEW YORK NY: Ka shumė gjasa qė lėvizja Qeparotase nė Mėrgim, me vullnetin dhe kontributin e tyre, tė ngrenė njė Shtėpi Muze kushtuar figurave tė shquara tė kėsaj, krahine. Nė vazhdėn e hulumtimeve mbi Qeparoin, njė vend tė rėndėsishėm zė edhe veprimtaria e kontributi i madh qė po jep biri i kėtij fshati, fėmija i dytė, i Janko Ll. Palit “Mėsues i Merituar”, Petraq J. Pali.

Petraqi ėshtė i lindur nė Qeparo tė Himarės nė vitin 1944, kryen shkollėn 7 vjeēare nė fshat, largohet pėr studime, nė disa shkolla tė mesme, si nė Politeknikumin Mjekėsor Tiranė, nė Shkollėn Pedagogjike "J. Minga" nė Vlorė, nė Gjimnazin "Spiro Gjikenuri" e tjera.  Nė Himarė, sipas kujtimeve tė bashkėmoshatarėve, ai nga zhdėrvjelltėsia dhe e rrėmbyer nga aventurat e moshės, nė rini, bėri qė kėto shkolla tė ishin tė cunguara.

Mbasi, kryen shėrbimin ushtarak, sistemohet nė pune nė Drejtorinė e Ujrave nė Vlorė, pėrfundon shkollėn teknike, pa shkėputje nga puna, pėrfundon edhe gjimnazin, dhe punon pėr 27 vjet resht po nė kėtė ndėrmarrje, me detyrėn e pėrgjegjėsit tė sektorit, deri sa nga vitet 91, nė valėn e madhe tė emigrimit, emigroi nga tė parėt, si shumė shqiptarė nė shtetin fqinjė, Greqinė. Nė kujtimet, e bashkėmoshatarėve tė tij thuhet se: qysh nė rininė e tij Petraqi, kishte pasion pėr letėrsinė, ai recitonte bukur, dhe hartimet e tij nėpėr shkolla tė mesme, kishin vlera.

Duke ndjekur, krijimtarinė e kohėve tė fundit mėson se ai shpėrtheu nė emigracion, ku siē thotė ai "Pikėrisht, atėherė kur malli pėr vendlindje e pėr miq e shokė mė mundonte, dhe njėherėsh tė filloi tė shkruante shumė poezi e  rrėfenja nga vendlindja dhe jeta nė mėrgim, si dhe kujtime nostalgjike"

Nė kėtė kuadėr shpėrthimi i Petraqit, ėshtė premtues, ai ka botuar katėr vėllime poetike me mbi 330 e ca faqe sejcila, si librin "Jam Larg" dhe "Njė tufė vjersha qeparotasve", “Bronx pėrmbi Stėrkalė”, “Eci nėpėr vite”, vėllime kėto, qė patėn jehonė nė krahinėn e Himarės dhe mė gjerė.

Gjithashtu, ai po bėnė gati per botim njė cikėl tė titulluar “Malli im”, si dhe njė  Portret tė emigrantit “Selim Lala" transmetuar tek Radio Tirana, dhe radio Sofja nė "Emisionin pėr Shqiptarėt jashtė Atdheut. Ėshtė duke pėrfunduar novelėn "Refugjatėt" qė ėshtė hedhur nė vebfaqet shqiptare nė internet, po ashtu rrėfenja "Mysafirėt, reliket dhe im atė", “Gjėma e madhe”, “mėmė Shulla”, “Nė mulli”, “Marika” “Kallogreja”, “Aventura pėr dollarė”, “Vashėria e Sofikes” etj ka botuar disa artikuj nė gazetėn "Shekulli", "ILIRIA" Gazeta e Athinės", “Koha Jone” etj.

Duke ndjekur aktivitetin e tij, ai tė shfaqet edhe korrespondent i Radio Sofjes, prej dymbėdhjetė vjetėsh. Mban tė hapur dhe ėshtė drejtor organizativ i Gazetės Himara, nė internet, ėshtė krijues i “Lidhjes Qeparotase dhe miqtė e saj” nė Internet si moderator i saj.

 Ėshtė antar i lidhjes Shqiptare tė Amerikės nė 33 krijuesit e parė tė kėsaj shoqate dhe aktualisht sot me detyrėn e sekretarit tė kėsaj shoqate. Ka fituar ēmimin “Pena e arte” pėr librin e tij “Vise dhe njerėz Perėndie” duke u rizgjedhur sėrish nė kryesinė e re.

Ka botuar artikuj tė ndryshėm nė gazetėn “Koha Jonė”, “Shekulli”, “Panorama”, gazeta e Athinės, “Illyria” etj.

Petraqi, shquhet gjithmonė pėr njė punė tė madhe artistike, mjeshtėrore, me menēuri e maturi, qė ka bėrė e po bėnė nė prezantimin e veprės sė tė atit tė tij, “Janko Ll. PALIT, “Mėsues i Merituar”. Nėpėr faqet e internetit, e tė gazetave, ku ka marrė shumė vlerėsime dhe pėrshtypje nga lexues, shkrimtarė, gazetarė, dhe ka botuar tre vėllime tė atit tė tij., "Historiku i Qeparoit" si dhe vėllimin e zgjedhur poetik "Afėr fundit ē’po shikoj" dhe “Monografinė “Feniksi i Himarės” pėr Artistin e Popullit Neēo MUKO. Njė gjė ėshtė nė natyrėn e Petraqit se gjithė kėtė material, kėto vėllime i ka dhuruar nė masėn qind pėrqind, pa asnjė shpėrblim nė kujtim tė prindėrve tė tij, pėr tė pėrkujtuar veprėn e Janko PALIT.

E gjithė kjo veprimtari e Petraq J Pali, duket si njė vazhdimėsi e rrugės sė ndritur qė ndoqi i ati i tij, eruditi i Qeparoit, “Mėsuesi i Merituar Janko Ll. Pali”.

Libra tė autorit”

 “Jam Larg” Poema emigrantit, Dita 2000

“Njė tufe vjersha qeparotasve”,   vėllim poetik Dita 2001

“Bronx pėrmbi Stėrkalė”, serenata dhe kėngė Albin 2003

“Eci nėpėr vite”, vėllim poetik, Albin 2004

“Vise dhe njerėz perėndie”, njė prozė vėllim publicistik, Albin 2005

“Gjėma e madhe”, novela e tregime, Albin 2005

 Nga Nju Jork (SHBA) Beqir Sina

Copyright © 2004 Gjivlashi All Rights Reserved

 


Web Hosting · Blog · Guestbooks · Message Forums · Mailing Lists
Easiest Website Builder ever! · Build your own toolbar · Free Talking Character · Email Marketing
powered by a free webtools company bravenet.com